Rama: Kemi ulur shpenzimet për shëndetin

487
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka arritur të ulë ndjeshëm shpenzimet e njerëzve për shëndetin.
“Sot kemi një kantier reformash tërësore dhe masa për të mbështetur këto reforma. Falë këtyre, jemi në kushtet t’u themi njerëzve me krenari se kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin. E dimë qartë se si duhen bërë gjërat më tej. 600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike”, deklaroi Rama në Durrës, i pranishëm në aktivitetin “Mbulimi universal, barna me rimbursim edhe për 600 mijë të pasiguruar”.
Më tej, kreu i qeverisë shtoi se sektori i shëndetësisë shihet me dyshim vetëm nga ata persona që vitet e fundit nuk kanë pasur nevojë për shërbimin shëndetësor.
“Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet me jetën e njerëzve, por një gjë është e sigurtë: ata që marrin sot shërbimin shëndetësor janë më pozitiv sesa ata qëm fatmirësisht, nuk kanë shkuar nëpër spitale, pasi nuk kanë pasur nevojë”, tha Rama.
Sigal