Rama kalon pranë “çadrës së lirisë”, protestuesit e fërshëllejnë “Rama Ik”

495
Kryeministri Edi Rama ka kaluar pranë “çadrës së lirisë”, ku po proteston prej 16 ditësh opozita. Rreth dy orë pasi lideri i PD-së u shpreh i hapur ndaj ftesës së tij për dialog mes palëve, Rama ka kaluar qetësisht, duke ecur në këmbë pranë çadrës në drejtim të godinës së Kuvendit. Kalimi i tij, i shoqëruar nga 4 truproja ka acaruar mbështetësit e opozitës, të cilët kanë fishkëllyer dhe brohoritur me frazën: “Rama ik, Rama ik…”, por kryeministri e ka kaluar me qetësi këtë moment.
Sigal