“Barometër 24”: Aksioni ‘Fundi i Marrëzisë’ dështim, ‘Gjobat’, OK!
Eduard Zaloshnja
Pothuaj treçereku i elektoratit aktiv urban mendon se aksioni kundër lojërave të fatit të paligjshme, i koduar “Fundi i Marrëzisë”, nuk solli fundin e marrëzisë së lojërave të fatit. Kjo është gjetja kryesore e këtij muaji në sondazhin periodik “Barometër24”, të zhvilluar nga unë për televizionin NEVvS 24. Në nëntor, treçereku i të anketuarve ishin për mbylljen e të gjitha lokaleve të lojërave të fatit – edhe ato të ligjshme.
Më pozitiv është opinioni për fushatën e gjobave të policisë rrugore – mbi 3/5 e elektoratit aktiv urban mendon se fushata e gjobave të policisë rrugore ka qenë jo abuzive. Ndërkohë, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka mbetur nën nivelin kritik 50%. Aktualisht, vetëm 47% (si në dhjetor) e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e ministrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën aktuale në 23 Qershor.
Kampioni i “Barometër-24” anketohet periodikisht çdo muaj dhe është përzgjedhur në fillim të tetorit ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Rreth 57% e të anketuarve kanë votuar majtas në 23 Qershor, 39% djathtas dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009, por jo në 2013. MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR për kampionin është Plus/Minus 2.8%.
Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – vazhdon të mbetet nën 50% Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve të “Barometër24” mendojnë se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen e re, nga 60% që mendonin kështu në tetor. Vetëm 43% mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti, nga 55% që mendonin kështu në tetor.
Kuota pozitive për Kryeministrin Rama ka mbetur në nivelin 52%, nga 57% që ishte në tetor. Kuotat pozitive për PD-në dhe kryetarin e saj Basha kanë një rritje të lehtë këtë muaj (përkatësisht janë 32% dhe 40%), ndërsa kuotat pozitive të LSI-së dhe kryetarit të saj Meta kanë pësuar një përmirësim modest prej 1%. Më poshtë vijojnë të dhënat e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 7-13 dhjetor (Grafikët janë bashkëngjitur).
Ç’ opinion keni për fushatën gjobave të Policisë Rrugore? | ||
Korrekte | Abuzive | S’e di |
61% | 35% | 4% |
A pati efekt aksioni kundër lojërave të fatit? | ||
Po | Jo | Nuk e di |
6% | 73% | 21% |
A mendoni se gjendja ekonomike e familjes suaj do të jetë më e mirë pas një viti? | |||
Muaji | Po | Jo | Nuk e di |
Tetor | 49% | 26% | 25% |
Nëntor | 48% | 29% | 23% |
Dhjetor | 39% | 37% | 24% |
Janar | 38% | 40% | 22% |
A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti? | |||
Muaji | Po | Jo | Nuk e di |
Tetor | 55% | 28% | 17% |
Nëntor | 55% | 30% | 15% |
Dhjetor | 41% | 38% | 21% |
Janar | 43% | 39% | 18% |
A mendoni se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen aktuale? | |||
Muaji | Po | Jo | Nuk e di |
Tetor | 60% | 21% | 18% |
Nëntor | 61% | 25% | 14% |
Dhjetor | 43% | 53% | 4% |
Janar | 47% | 52% | 1% |
Opinioni për Kryeministrin Rama | |||
Muaji | Pozitiv | Negativ | Asnjanës |
23 Qershor* | 57% | 39% | 4% |
Tetor | 57% | 34% | 9% |
Nëntor | 56% | 36% | 8% |
Dhjetor | 52% | 37% | 11% |
Janar | 52% | 38% | 10% |
*57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për ekipin e Ministrave | |||
Muaji | Pozitiv | Negativ | Asnjanës |
23 Qershor* | 57% | 39% | 4% |
Tetor | 51% | 34% | 15% |
Nëntor | 52% | 35% | 13% |
Dhjetor | 47% | 36% | 17% |
Janar | 47% | 37% | 16% |
*57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Grupin Parlamentar PS | |||
Muaji | Pozitiv | Negativ | Asnjanës |
23 Qershor* | 42% | 39% | 19% |
Tetor | 47% | 36% | 17% |
Nëntor | 47% | 37% | 16% |
Dhjetor | 47% | 38% | 15% |
Janar | 47% | 39% | 14% |
*42% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 19% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Kryetarin e PD, Basha | |||
Muaji | Negativ | Pozitiv | Asnjanës |
23 Qershor* | 57% | 30% | 13% |
Tetor | 44% | 41% | 15% |
Nëntor | 45% | 40% | 15% |
Dhjetor | 45% | 40% | 15% |
Janar | 46% | 40% | 14% |
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23Qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Grupin Parlamentar PD | |||
Muaji | Negativ | Pozitiv | Asnjanës |
23 Qershor* | 57% | 30% | 13% |
Tetor | 51% | 29% | 20% |
Nëntor | 55% | 30% | 15% |
Dhjetor | 56% | 30% | 14% |
Janar | 57% | 32% | 11% |
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Kryetarin e LSI Meta | |||
Muaji | Pozitiv | Negativ | Asnjanës |
23 Qershor* | 10% | 39% | 51% |
Tetor | 44% | 39% | 17% |
Nëntor | 44% | 40% | 16% |
Dhjetor | 46% | 40% | 14% |
Janar | 47% | 39% | 14% |
*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Grupin Parlamentar LSI | |||
Muaji | Pozitiv | Negativ | Asnjanës |
23 Qershor* | 10% | 39% | 51% |
Tetor | 37% | 39% |