“Rama ka pagjumësi dhe klithma të pakontrolluara gjatë natës”

682
Sigal

Ish-kryministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj kreut të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Rama, lidhur me pritjen që është parashikuar të mbahet në Pallatin Presidencial pas miratimit të reformës në drejtësi. Sipas Berishës, Rama këkon të festojë suksesin imagjinar, ndërsa thotë se kryeministri ka pagjumësi dhe klithma të pakontrolluara gjatë natës.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës:

Fatmir droga me urdher te Edvin Shullazit pritje ne Pallatin Presidencial per te festuar suksesin imagjinar, deshtimin per te kapur drejtesine! Te dashur miq, Edvin Shullazi po perjeton nje tronditje te thelle psiqike pas konsensuit lens non volens qe u imponoi PD me 22 korrik ne votimin e reformes ne drejtesi sipas rekomandimeve te Venecias. Rama thuhet se eshte konsultuar, edhe pas mesnate, nga neuropsiqiatri i tij dhe psikoanalistja e ekipit.

Ai ka pagjumesi por me e keqja ka klithma te pakontrolluar gjate nates. Ai nuk u qetesua aspak as me shpalljen e dites se hene pushim per te bindur te tjeret se ai nuk e votoi me detyrim reformen e drejtesise.

Mediat ja menderosen apo kripen festen sepse padrejtesisht ja lidhen me nje sebep familjar! Por Rama, per te qetesuar shpirtin se atij konsensusin nuk ja imponoi kryetari i PD Lulzim Basha duke ja shnderruar vijat e kuqe ne kepuce te kuqe, urdheron Xhafen e droges te organizoje festen qe i deshtoi me diten e pushimit per te shtruar nje banket te madh ne pallatin presidencial. Thuhet se po deshtoi edhe me kete pritje per te bindur shqiptaret, Rama do shtroje nje banket ne Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjapa, 70 desh, 180 qingja si perpjekja e fundi per te kaluar traumen e rende psiqike te 22 korrikut 2016!