Rama ka frikë nga Vetingu në Politikë?/ Lefter Maliqi sqaron si mund të bëhet “Vetingu” nga Populli

535
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Pse kanë frikë nga vetingu në politikë Rama dhe sheikët e tij qeveritarë që harxhojnë miliona në hotelet luksoze të Evropës me taksat e shqiptareve?
Nëse nuk e bëjnë vetingun në politikë, ngaqë i nxjerr zbuluar dhe jashtë politikës për shkak të korrupsionit, pasurive te paligjshme, etj., le t’ia lënë në dorë vetingun popullit (elektoratit), duke ndryshuar sistemin elektoral në mazhoritar të pastër me 100 deputetë në 100 zona elektorale. Populli ua bën vetë vetingun deputetëve, me votë, pasi voton dhe zgjedh vetëm përfaqësues që gjykon se kanë integritet, aftësi profesionale, ndershmëri, popullaritet dhe që kanë lëne gjurmë për mirë në karrierën e tyre ne zonat e tyre. Në fund të fundit, ky është vetingu, çfarë ke bërë deri tani dhe si. Populli është i mençur, shumë më i mençur se shumë parlamente bashkë.
Me këtë sistem mazhoritar, populli largon dhe nuk voton njerëzit e korruptuar dhe me të shkuar të errët kriminale dhe të paaftë profesionalisht. Të jeni të sigurt se është pikërisht ky veting, me votën e drejtpërdrejtë të popullit, që do ta pastronte parlamentin nga kriminelet, biznesmenët, te fortët dhe të paaftët. Por as këtë veting nuk e do Rama, pasi e fundos atë dhe Rilindjen e tij. Kriza aktuale e rendë politike dhe ekonomike zgjidhet vetëm me ndryshimin e sistemit elektoral aktual, pasi deputetët janë kthyer në vegla qorre dhe shërbëtorë të Ramës dhe jo te popullit.