Rama jashtë Parlamentit? Reagon nënkryetari i LSI-së

87
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot në lidhje me komentet që ai rrezikon të marrë mandatin e deputetit të LSI-së në tiranë, duke marrë shkas se me fytjen e PD-së në zgjedhje mundësitë për të fituar mandatin reduktohen.
Rama në profilin e tij në Facebook deklaron se ai është i pesti në listë, duke qenë kështu optimist se LS-së do të marrë më shumë mandate në Tiranë.
“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nënkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti.”, shkruan Rama