Rama: Jap dorëheqjen për 400 mln euro, Basha bën llogaritë live: Qenkan 350 mln, ndjesë

107
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një sfidë të hapur kryetarit të PD-së Lulzim Basha sa i takon akuzave për projektin me impiantin e mbetjeve.
Ky i fundoi pohoi se projekti parashikon një shifër prej 4 milionë eurosh. Por ky fakt u rrëzua nga Rama, i cili tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti nëse vërtetohej ky fakt.
“Jam nxënës i Konicës dhe Nolit, pjesë e kësaj shkolle është gjuha sarkastike, shkolla më e lartë e oratorisë, por unë as dje dhe as sot e nesër s’do t’i them kundërshtarit horr dhe klloun. Ato ishin dy fjalë që i përdori kryetari i opozitës. I shpreh keqardhje le të vazhdojë kështu, këto janë fyerje dhe sarkazma të dhemb më shumë se këto fjalët e rrugës, por për këtë punë është bërë. Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë ose kthe dhimbjen në forcë ose vazhdo me rrugën e gjuhës që duken si ngelësa. Je ngelës Lulzim. Ju jeni ‘gdhë’ gdhë’. Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve unë jap dorëheqje. Ti e jep dorëheqje?. Çoje kokën dhe më shiko. E ke Saliun aty dhe thotë do dal. Nëse janë 400 milionë euro unë jap dorëheqje.”, tha Rama sot në Kuvend.
Pas tij fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi të bënte llogaritë live e i rezultoi se nuk ishin 400 milionë, por 350 milionë.
E pasi llogaritë nuk i dolën, kryedemokrati kërkoi ndjesë me ironi, duke shtuar:
“Do zhvasësh 50 milionë më pak, të kërkoj ndjesë që të akuzova që po bëhesh gati që me një kompani të vetme, me një person bën tre projekte dhe ju merr 350 milion euro dhe jo 400 milionë euro shqiptarëve”,- tha kryedemokrati.
Në fund të replikave, Rama e këshilloi të mos e merrte më fjalën për sot.