Rama-italianëve: Në Shqipëri për një biznes mjafton vetëm 1 euro

404
Në Shqipëri hapet një biznes me vetëm një euro. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në Konventën e 45-të të Sipërmarrësve të rinj të Konfindustrisë, mbajtur në Santa Margerita Ligure, në veri të Italisë.
Më tej Rama shpjegoi se në Shqipëri hapet një biznes brenda 8 orësh dhe vetëm me 1 euro, gjithashtu taksimi dhe kostoja e punës është e ulet.
Sipas mediave italiane, kryeministri Rama i përshkroi kushtet për të bërë biznes në Shqipëri si një lloj parajse. E shikonim Italinë si Amerikën pas 50 viteve errësirë komuniste, tha Rama. Sot, sipas tij, integrimi kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve është i fortë dhe i përmbushur.
Ne fund, kryeministri Rama shkaktoi duartrokitje dhe të qeshura në sallë me batutat referuar komikut Italian që i është futur politikes, Beppe Grillo.
“Ne nuk kemi komike që qeverisin, por komikë qe bëjnë për të qeshur njerëzit. Nëse vendosin të qeverisin, tallen me gjithë vendin,”-përfundoi Rama.
Sigal