Rama ironi me opozitën: Qershori hije që ju ndjek pas, vitin tjetër do ju rregojë si e meritoni

190

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me opozitën ditën e sotme, pas akuzave të kësaj të fundit se dështuam në hapjen e negociatave.

Kreu i qeverisë thotë se Komisioni Europian nuk ka dërguar gjë tjetër vetëm se urime e vlerësime.

“Opozita jonë është e vetmja që thotë se ne dështuam, ndërkohë që Komisioni Europian mbështet vendimin që miqtë e partnerët e Shqipërisë na urojnë, e vazhdojnë edhe sot komunikojmë me ne për të na uruar.

Po ne s’merremi me ju, se kemi pambarimisht punë për të bërë. Nuk i mbajmë më këta në kurriz, boll jemi bërë pjesë e këtyre. Se njerëzit habiten për çfarë diskutohet këtu, për çfarë flasin këta. Ne do ju lëmë në punën tuaj, dhe ne do vazhzdojmë në punën tonë, të ecim përpara se ka shumë sfida për të kaluar. Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas, dhe të nisim bisedimet për punët përgatitore për hapjen e negociatave. Këta thonë jepni dorëheqjen. Ne kemi datën për negociatat, këta thonë jo, se qershorin e kanë problem, se në qershor i pësojnë të gjithë ato goditjet. Qershori është hija që ju ndjek dhe do ju ndjekë nga pas, dhe qershori tjetër do vijë, një rrugë e dy punë: t’ju rregullojë mirë siç e meritoni dhe të hyjmë në procedurat përfundimtare për hapjen e negociatave.

Është fatkeqësi që s’kemi opozitë as për ekonominë, as për punësimin, as zhvillimin rural, arsimin e turizmin,” tha Rama