Rama, ironi me listën e demokratëve

490
Në debatin brenda Partisë Demokratike për listat e kandidatëve për deputetë nuk ka munguar të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Zhurma që shkaktoi lista e kandidatëve demokratë po përdoret taktikisht nga socialistët për të nxitur një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Gjatë mitingut që pati dje në Cërrik, Edi Rama e përsëriti përsëri krahasimin e Berishës me “fantin spathi”, të lënë vetëm mes kandidatëve, pa ish-bashkëpunëtorët e tij në qeverisjen e 8 viteve të PD. “Akoma sot s’ka bërë gati të gjithë skuadrën për ta nxjerrë në fushë, por ajo që dimë sot është që ia vrau të gjithë bashkëpunëtorët dhe e la tek pullë, si ‘fantin spathi’ atje në mes”, tha Rama. Në listën e kandidatëve për deputetë të PD mungonin emrat e Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Genc Rulit, Astrit Patozit dhe shumë figurave të tjera që kanë pasur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së demokratëve në vitet 2005-2013.
Sigal