‘Rama ik’, me mijëra protestues nisin marshimin drejt Kryeministrisë

419
Sigal

Në këto momente me mijëra qytetarë po i afrohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku pas pak do të mbahet protesta e madhe e opozitës.

Nga të gjitha rrugët e Tiranës kanë nisur marshimin qytetarë dhe demokratë të cilët mbajnë në duar flamuj të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së.

Siç shikohet edhe nga video qytetarë dhe anëtarë të Njësisë nr 7 të Partisë Demokratike në Tiranë, kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me thirrjet ‘Rama ik”.