Rama i “zhgënjyer” nga ministrat. Duhet të largohen edhe të tjerë por…

475
Në ditën që Edi Rama përzgjodhi pasardhësit e 4 ministrave që shkarkoi një ditë më parë, kreu i ekzekutivit paralajmëron se do të ketë të tjerë ministra që do të largohen nga kabineti i tij. Në mbledhjen e grupit të partisë socialiste, burime mediatike bëjnë të ditur se kryeministri ka patur edhe ministra të tjerë të cilët ka dashur t’i shkarkojë, por për shkak të detyrave specifike në terren, ata janë mbajtur ende në kabinetin qeveritar.
Edi Rama:
“Edhe ministra të tjerë në plan të largoheshin”.
Kryeministri u kërkoi të gjithë deputetëve dhe ministrave të dalin në terren dhe të kenë kujdes maksimal në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit. Porosia e tij ka qenë që të mos ketë shfaqje me shoqëruesa apo furistrada, por të takohen njerëzit dhe të matet pulsi i tyre për të siguruar një fitore më të madhe se viti 2013.
Në mbledhjen e grupit, kryeministri Rama ka folur edhe për çadrën e opozitës ndërsa u ka kërkuar deputetëve se pavarësisht se opozita mendon për 18 shkurtin, ata vetë duhet të mendojnë për 18 qershorin. 
Sigal