Rama i shkruan Bashës: Koha për të vënë drejtësi

444
Kryeministri Edi Rama menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, ditën e djeshme, iu drejtua sërish kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dialog. Në një postim në rrjetin social, Rama i shkruante shkurt kryedemokratit, se tashmë ka ardhur koha për të vënë drejtësi. Këto fjalë erdhën menjëherë pas një deklarate të Donald Lu, i cili ka qenë gjithmonë në mbështetje të nismave dhe vendimeve të ndërmarra nga maxhoranca, kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, pavarësisht se ato nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Kushtetutën e vendit, madje dhe janë kundërshtuar nga juristë të njohur. Por pasi ka vonuar për të paktën 8 muaj ngritjen e KLP, politika e majtë gjen përkrahjen tek ndërkombëtarët dhe ambasadori Donald Lu. “LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”, shkruan Rama
Sigal