Rama i prerë: Nuk negociojmë për mandatin që na e ka dhënë populli, ja kur na skadon kontrata

479
Me tone të prere, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nuk negocion kushtet e republikës së Shqipërisë. Në një kohë kur opozita kërkon largimin e tij nga detyra dhe krijimin e qeverisë teknike, kreu i maxhorancës tha se qeveria nuk negocion mandatin që i ka dhënë popullin, deri në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Ne nuk negociojmë kushtet e republikës së Shqiprisë që sanksion të drejtën e popullit. Ne nuk negociojmë mandatin që na e ka dhënë populli dhe nuk abuzojmë me kontratën që kemi me popullin, e cila skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re. Idetë për të goditur 18 qershorin, janë ide për të goditur vendin dhe për ta futur vendin në krizë dhe gjithçka mund të ndodh.” tha Rama.

“Ne jemi angazhuar qysh në fillim për një reformë zgjedhore shteruese lidhur me të gjitha rekomandimet OSBE-ODIHR, dhe kemi qenë dhe mbetemi dhe sot të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve që mund të qetësojë psikologjikisht PD-në dhe të hapë rrugën për të hyrë të gjithë në zgjedhje përpara shqiptarëve. Kemi pasur të gjithë durimin e zemërgjerësinë për t’i lënë PD-së mundësinë të shfaqet në tavolinë dhe të thotë çfarë ka për të thonë për të votuar kodin zgjedhor. Ne kemi pasur dhe rrugën tjetër, që kodin zgjedhor ta votojmë vetë se i kemi votat, por nuk preferuar këtë rrugë. Ligjin e zgjedhjeve ta ndryshojmë e votojmë sëbashku. Për rregullat e lojës është detyrë e shumicës t’i garantojë pakicës të ndjehet e barabartë në procesin legjislativ,” u shpreh kryeministri.
Sigal