Rama i përmendi tre romanet, Blushi: “Qentë merren me librat”

477

 

 Deputeti Ben Blushi i
përgjigjet kryeministrit Rama për deklaratat e këtij të fundit në emisionin
“Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës 24, aty ku kreu i qeverisë i
përmendi tre romanet e shkruar prej Blushit në kohën që ishte deputet i PS-së.
Sipas Ramës, Blushi s’bëri asnjë punë as në kohën kur Nano ishte kryeministër,
e prandaj i dha një këshillë që të kthejë mllefin që ka ndaj PS-së në roman.

Sigal

Ndërsa Blushi sot në një status në Facebook i kthen një
përgjigje të shkurtër ku thotë: “Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur
shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”

Kryeministri Rama iu drejtua mbrëmë edhedeputetes Hafizi,
duke thënë se “tani le të hajë përshesh në partinë e re të Blushit”, por ajo u
shpreh se përgjigjen do ia japë nga foltorja e Parlamentin.

Deklarata e Rames mbreme
në Studio e Hapur

Do doja të flisnim për një ish-mikun tuaj, Ben Blushin, i cili javën e
kaluar deklaroi tërheqjen e tij nga PS. Ju e gjetët në atë parti në fakt. Ai ju
ndihmoi që ju të hynit në atë parti. Si ndiheni për largimin e tij?

Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht,
Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u
bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por
bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do
kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj
PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij
s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.