Rama i përgjigjet flakë për flakë Bashës: Mos u merr me rrethin tim, shiko vizën e kuqe që…

515
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë akuzave të kryedemokratit Basha se ishte në rreth të kuq dhe se këtë e dinin edhe ndërkombëtarët.
Sipas Ramës, Basha nuk duhet të merret me rrethin e tij, por duhet të shohë vizën e kuqe që i kanë vënë shqiptarët.
“Mos u merr me rrethin tim, shiko vizën e kuqe që ke ti, të vënë nga shqiptarët. Se sa më shumë vazhdon kështu aq më poshtë e çon opozitën dhe aq më të trashë do ta kesh vizën e kuqe kur të vijnë zgjedhjet e tjera. Me shqetëson që vendi ka një parti që kanë zënë karriget dhe nuk ka opozitë”.
Sigal