Rama i përgjigjet Bashës: “Nuk po kërcënoj popullin, po u tregoj rrugën e duhur”

392
Kryeministri Edi Rama po prezanton në Fier kandidaturën e Armando Subashit për zgjedhjet e 21 qershorit për bashkinë. Rama në fjalën e tij tha se në 18 muaj të qeverisjes së majtë Shqipëria është kthyer në drejtimin e duhur dhe se është ndalur hemoragjia që kishte prekur çdo sektor.
Ai e cilësoi ndarjen e re territoriale, një reformë historike. “Reformat kërkojnë përballimin e dhimbjeve me durim”, tha Rama.
“Energjia, Shqipëria mu në prag të kolapsit. Mbi 300 mijë konsumatorë e lanë avazin e vjetër që ishin mësuar për faj të një qeveri që për të mbajtur pushtetin i la financat, energjinë, arsimin e shëndetësinë në rënie të lirë, u kthyen në pagues të rregullt dhe filluan të paguajnë edhe borxhet e prapambetura. Për herë të parë kompania e shpërndarjes në muajin prill doli me fitim, çka do të thotë s’do të fusë dorën në arkën e shtetit për të kompensuar vjedhje dhe abuzime, por ka marrë kthesën për të mbajtur vetën”, tha Rama.
Kryeministri premtoi shërbime dinjitoze në transport dhe në përpunimin e mbeturinave, pas 21 qershorit.
Rama premtoi kthimin e Bashkisë Fier në një model zhvillimi.
Shefi i qeverisë u bëri thirrje fierakëve dhe veçanërisht femrave të votojnë Subashin më 21 qershor.
“Çfarë vlerë ka vota për kandidatë që Partia Demokratike, ata nuk janë për të bërë punë për bashkitë, por të bëjnë zëdhënës të SHQUP-it: Na ka bllokuar qeveria. Duhet përfaqësues dhe partner të qeverisë, të jetë si ministër në territor për t’ju përgjigjur nevojave tuaja”, tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe Lulzim Bashës kur tha se nuk po kërcënon popullin, por po u tregon rrugën e duhur që duhet ndjekur më 21 qershor.
“Ai kryetari që ka vënë Saliu atje u ankohet të huajve se kryeministri kërcënon se kush nuk voton kandidatët e ASHE do mbeten pa punë, etj. Nuk kërcënoj asnjëri, por mendoj se të votosh për një kandidat të PD, pavarësisht i mirë ose i keq se edhe kur janë të mirë nuk sillen mirë se si lë njëri, do të thotë ta lejosh në drejtimin më të gabuar votën e ta lësh bashkinë pa drejtues, pa timon, pa drejtim. U bëj thirrje grave dhe vajzave këtu, jo më kot 65% e mbështesin ASHE se gratë e dijnë mirë se ë’është drejtimi i duhur, burrat shpesh gabohen. Po mos të ishin gratë kush e di sa burra do e kishin humbur drejtimin njëherë e përgjithmonë. Sidomos në familjet ku burrat tundin shkopin e PD, mendoni jo për shkopin e flamurit të partisë, por si me votën tuaj ju do t’i jepni një mundësi më shumë mbesës apo nipit për ta pasur një erdhe…, për të shkuar nëpërmjet një rruge më të denjë tek shkolla dhe për të pasur një shkollë ashtu sië dëshironi. Ju shkon ndonëjherë përgjigjia tek kandidati i PD? S’ka mundësi”, tha Rama.
Rama për Subashin “do bëjë për Fierin atë që do të thotë”.
Kandidati i majtë Subashi duke kërkuar votën e fierakëve u shpreh se do të punojë për t’i ofruar një jetë më të mirë banorëve të Fierit. “Jemi në vitin 2015, nuk po kërkojmë luks, por 5-6 elemente thelbësore që çdo qytetar kudo që jeton duhet t’i kishte nga shteti shqiptar. Në qeverisjen e PD kanë munguar investimet, ne do të gjejmë një derë të hapur në qeveri…”, tha Subashi
Sigal