Rama: Hapja e negociatave kushtëzohet nga reforma në drejtësi

414
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ndodhen në një konferencë për median.
Rama tha se progres raporti e konfirmon se rruga e hapjes së negociatave kalon përmes reformës në drejtësi.
“Progres raporti e konfirmon se rruga për hapjen e negociatave kalon përmes reformës në drejtësi e cila sot mbetet sfida më e madhe jo vetëm e qeverisë por dhe e qytetarëve në rrugën drejt BE. Mendoj se për rëndësinë sa dhe kompleksitetin e saj meriton të konstatohet si konstatim mbi prioritetin 2″
Ambasadorja Vlahutin duke e përmbledhur progres raporin me një fjalë tha se “Është një progres i qëndrueshëm”
“Nuk ka pasur pauzë dhe as kthim prapa për të zbatuar axhendën e reformave dhe ne ju përgëzojmë. Është një proces shumë impenjativ dhe gjithëpërfshirës dhe kemi disa sfida përpara. Vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë. E shikojmë si një partner të fortë për ne. Gjëja më e rëndësishme është reforma në gjyqësor. Nëse lexohet me kujdes rekomandimet e shumta kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor
Paketa e Drejtesise, shemb nga themelet sistemin e korruptuar, presim “Venecian” 
Edi Rama: Ndërkohë ajo që ju kam thënë është se në vjeshtë do kemi gati paketën që është instrumenti ligjor për të shembur nga themelet një sistem aq të korruptuar dhe aq të kalbur e kundër interesave të çdo qytetari saqë nuk mbeti njeri që di anglisht pa na e përplasur para fytyrës. Reforma nuk mund të jetë reformë e një pale , kërkon qasje radikale që mund ta garantojë vetëm një strukturë e përbashkët ekspertëve ndërkombëtare e vendas dhe një vulë e komisionit të Venecias.
Sigal