Rama: Hapja e dosjeve jo angazhim elektoral, detyrim për ata që vuajtën

443
TIRANE – Nisma për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit nuk është një angazhim elektoral i qeverisë, por detyrim përballë të gjithë atyre që vuajtën përndjekjet e regjimit komunist. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në një takim në kryeministri për këtë proces të nisur tashmë në komisionet parlamentare, i bazuar në modelin gjerman.
“Ne morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje dhe ta ndërmarrim këtë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral e ambicie për të fituar kapital elektoral, por se ne besojmë që kjo nismë është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar por po aq edhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, tha Rama.
Ligji për hapjen e dosjeve sipas Rama, “synon tu japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta, por nga ana tjetër synon tu japë në dorë atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë material për arsye të shkencës dhe historisë instrumentin e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të vërtetën. Ky ligj i jep mundësi shoqërisë përmes formave të organizimit të saj për të hulumtuar dokumentacion në interes të ndriçimit të zonës më të errët të së shkuarës. Janë mbjellë spekulime pa fund”.
Po ashtu shtoi ai, “Presidenti, qeveria, administrata publike, sistemi i drejtësisë, institucionet e pavarura kanë mundësi të njohin marrëdhëniet eventuale të personelit të tyre me sigurimin e shtetit. Vendosjen e këtyre marrëdhënieve nënë dritën e një transparence që i shërben shëndoshjes së marrëdhënieve tona sociale në tërësi dhe vendosjes së një raporti të drejtë mes nesh, të shkuarës dhe të ardhmes”. 
Fjala e plote e Rames
Hapja e dosjeve ka filluar që në javët e para të punës së qeverisë sonë në vjeshtën e vitit 2013. Janë bërë paralelisht të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kuptuar pritshmërinë dhe gadishmërinë e opinionit publik lidhur me këtë nismë dhe ndër to rezultatet e një ankete flasin për justifikimin e plotë të nevojës që ne të merremi sot me trashëgimin e hidhur të një organi të errë3t dhe misterioz të diktaturës, sigurimit të shtetit, që veç të tjerash kishte tiparin krejt të veçantë të të qenit ilegal për faktin se as nuk ishte krijuar dhe as nuk kishte funksionuar mbi bazën e ndonjë ligji të shtetit të athershëm shqiptar. Të gjendur para një trashëgiminë komplekse ku rritja e borxhit publik ishte një vazhdimësi alarmante dhe në kushtet e një vendi me një nivel alarmant paligjshmërie në fushat më jetike të veprimtari dhe të qenies së vete, vendimi për të filluar edhe procesin e hapjes së dokumenteve të fshehta të së shkuarës në Shqipërisë u pa dhe shihet edhe sot jo si një prioritet por si një shtesë e tepërt në barrën e rëndë të problemeve të trashëguara me të cilat ne duhet të merremi. Moria e problemeve akute ishte e tillë dhe mbetet e tillë saqë e bënte të dukej këtë projekt të veçantë të qeverisë shqiptare si një luks të panevojshëm për disa dhe si një përzgjatje të padobishme për disa të tjerë
Hapja ose moshapja e dosjeve nuk ndryshon parametrat ekonomikë të vendit, në rrugën e përpjekje të adresuar gjërat që duhet të ndryshojnë, por pa as më të voglin dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën si një pjesë e patjetërsueshme në raportin me të ardhmen. Nga ana tjetër, kjo nismë kishte edhe një aspekt jo të pakonsiderueshëm, aspektin politik, pasi për vite të tëra çështja e dosjeve ka qenë një ekskluzivitet politik i Partisë Demokratike, e cila për fat të keq e ka trajtuar këtë çështje si një kal beteje për politikën e ditës dhe jo si një çështje themelore të moralit shoqëror sot që i takon si përgjegjësi të gjitha forcave politike. Me vendimin e datës 23 mars 2010, kushtetuesja e shpalli të papajtueshëm një përpjekje të bërë për të avancuar një ligj të dosjeve i cili në atë kohë ndeshi edhe reagimin shumë të fortë të gjithë komunitetit ndërkombëtar si një projekt i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare dhe liritë e të drejtat e njeriut.
E vetmja përpjekje zyrtare për ta çuar kalin e betejës në fushën e legjislacionit dështoi, duke krijuar alibia të natyrës politike. Në vend të merreshin në konsideratë vërejtjet nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias dhe të shkohej drejt një projekti që të trajtonte me rrënjën problemin, qeveria e mëparshme preferoi t’i vë kapak kësaj çështje.
Pas 2010-ës për këtë temë u hesht dhe sot e gjithë ditën e vetmja trashëgimi në këtë aspekt është vetëm përpjekja zyrtare për të cilën fola dhe nga ana tjetër një mori e tërë aludimesh e alibish që kanë shtuar mjegullën lidhur me të shkuarën.
Ne morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje dhe ta ndërmarrim këtë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral e ambicie për të fituar kapital elektoral, por se ne besojmë që kjo nismë është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar por po aq edhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi.
Është një proces që kontribuon në dhënien e një vlere të plotë për lirinë në sytë e të gjithë atyre që nuk e kanë jetuar komunizmin, si djali im që kanë lindur në momentin e ndryshimit e kanë të pamundur ta parafytyrojnë se çka mund tu bjerë të dëgjojnë për atë të shkuar është e vërtetë.
Një gjë është e qartë dhe besoj nuk ha diskutim, që opinioni publik shqiptar siç e provon anketime apo sondazhe të bërë prej nesh ose të tjera organizata, është i gatshëm dhe i dëshiruar për ta parë të kurorëzohet me sukses këtë proces. Ne nga ana tjetër kemi qenë qysh në fillim të vetëdijshëm se ky nuk është një proces i lehtë nëse nuk zgjidhet me mençuri rruga e duhur për ta çuar drejt finalizimit. Për këtë arsye i jemi referuar përvojës së Gjermanisë pasi jemi konsultuar me një sërë vendesh të tjera. Gjermania ka arritur të kapërcejë me një proces unikal.
Synon tu japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta, por nga ana tjetër synon tu japë në dorë atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë material për arsye të shkencës dhe historisë instrumentin e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të vërtetën. Ky ligj i jep mundësi shoqërisë përmes formave të organizimit të saj për të hulumtuar dokumentacion në interes të ndriçimit të zonës më të errët të së shkuarës. Janë mbjellë spekulime pa fund.
Presidenti, qeveria, administrata publike, sistemi i drejtësisë, institucionet e pavarura të njohin marrëdhëniet eventuale të personelit të tyre me sigurimin e shtetit. Vendosjen e këtyre marrëdhënieve nënë dritën e një transparence që i shërben shëndoshjes së marrëdhënieve tona sociale në tërësi dhe vendosjes së një raporti të drejtë mes nesh, të shkuarës dhe të ardhmes.
Shprehja “Kush nuk ka kontroll mbi të shkuarën nuk ka asnjë mundësi të projektojë me siguri të ardhmen”, vlen në këtë rast dhe besoj që mjafton ti referohemi shembullit të Gjermanisë si e vuri në kontroll të shkuarën e saj. Për të kuptuar dobinë e këtij procesi dhe potencial shërues që ky proces ka sidomos në shoqëri që janë prekur fort nga deformimet e të shkuarës.
Përdorimi i dosjeve si mjet presioni politik merr fund njëherë e mirë me vendosjen e shtratit ligjor mbi këtë proces, ashtu sikundër marrin fund spekulimet e natyrave nga më të ndryshmet. – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/rama-hapja-e-dosjeve-jo-angazhim-elektoral-detyrim-p-r-ata-q–vuajt-n-279592.html#sthash.jaRvPiyp.dpuf
Sigal