Rama Hafizit: “Ha përshesh në partinë e Blushit”, ja si i përgjigjet deputetja Mimoza Hafizi

54

    

Deputetja e larguar nga PS, Mimoza Hafizi thotë se do i kthejë përgjigje nesër nga foltorja e Kuvendit
kryeministrit Edi Rama i cili mbrëmjen e djeshme deklaroi: Ta lëmë të hajë
përsheshin në partinë e Blushit”

 

Postimi i deputetes Hafizi ne
facebook

 

Të gjithë ata që janë lënduar
mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se
përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.

Por jam e bindur se sjellja e
këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm
mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për
kryeministër.

 

Deklarata e kryeministrit Edi
Rama mbreme ne emisionin “Studio e hapur” 

 

Edi Rama: Është humbje kohe të merrem me Blushin. Mimoza le të hajë
përsheshin në partinë e tij. Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë
se i ka bërë nja tre romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në
partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem

Gazetari: Nuk është etike për një grua, një shprehje e tillë, qoftë
edhe nga kryeministri

Edi Rama: Është një shprehje e njohur kjo dhe nuk ka lidhje fare dhe mos ma
vini gjithmonë këtë përpara është etike për një grua, është etike për një burrë
sepse unë nuk i ndaj njerëzit në burrë e në gra.

Unë i konsideroj të gjithë të
barabartë kur është fjala për të diskutuar për politikën dhe mes njerëzish që
janë të përfshirë në politikë.

Disa duke bërë punë, disa duke
ngrënë përshesh por kjo është një çështje që nuk i ndan njerëzit në burra dhe
në gra. Përsheshi është përshesh edhe kur e hanë burrat edhe kur e hanë gratë.