Rama: Grup special në polici për goditjen e bandave

575
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të vendosë në mbledhjen e sotme ngritjen e një taskë Force pranë Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar. “Një pjesë e planit të këtij operacioni, “forca e ligjit”, s’do ndahet me askënd se do jetë sekret, por do ndahen me partnerët ndërkombëtarë. S’do jetë sekret misioni i operacionit, për të çuar para drejtësisë elementët e grupet kriminale, si shënjestër e Task Forcës. Kjo do jetë ora e të vërtetës, edhe për marrëdhënien e krimit me politikë dhe politikës me krimin. Këtu do jemi, do e shohim, kush politikën e ka mjet për të mbrojt veten nga drejtësia. Jemi përgatitur seriozisht dhe kemi siguruar bazë të rëndësishme burimesh njerëzore, vendas e të huaj, për të çuar deri në fund këtë faze”, u shpreh Kryeministri. Rama tha se kjo Task Forcë nuk do të kursejë asnjë. “Epoka e të fortëve duke përfituar ndër vite nga prokurorë, gjykatës e shefash policie të kredhur në krim apo politikanë të shitur tek e keqja, do mbyllet. Në këtë vend do ketë vetëm një vend, për ata që janë mësuar të bëjnë përshesh ku kanë gjetur shesh. Aty do shkojnë të gjithë, kush më shpejt e kush më vonë. Mandate jonë I ri do mbyllet me disa suksese një ndër të cilët do jetë mbyllja e epokës së pa ndëshkueshmërisë, për kriminelët me patllake apo politikanë me kollare”, tha Rama. Kreu i qeverisë zbuloi se këtë javë në kryeqytet do të mbërrijnë edhe të dërguarit e FBI amerikane, për të cilët pati një falënderim të veçantë, mes tyre edhe për ambasadorin Lu, me të cilin pranoi se jo gjithnjë është dakord. “Faleminderit ne emër të çdo shqiptari që do shtet, drejtorit të FBI dhe të dërguarve të tij që vijnë këtë javë në Tiranë. Ambasadorit Lu me të cilin s’jam dakord gjithnjë, por mirënjohje për gjithçka bën për Shqipërinë”, tha Rama.
Sigal