Rama, grave: Mos votoni për PD-në

439
Kryeministri Rama ka vijuar fushatën dje në Burrel, ku i është drejtuar grave dhe vajzave të mos e votojnë Partinë Demokratike. Edi Rama bëri me dije se PD ka marrë gjobë nga KQZ për mungesën e femrave në listat për kandidatë për deputet. “Jam i bindur se në 25 qershor Partia Socialiste do të marr ënjë mbështetje edhe më të madhe se 4 vite më parë. Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike. Por një gjë s’mund të rri dot pa e thënë, PD e cila kërkon votën në emër të një republike të re ka paguar gjobë në KQZ për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas PD-së nuk paska gra dhe vajza të denja për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën, Fierin. Në gjithë këto qarqe vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër”, tha Rama. Ai u kërkoi vajzave të Kukësit, Lezhës dhe Fierit, të mos e votojnë PD-në. “Mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë. Mos pranoni, që sot në shekullin e 21 në vitin 2017, pasi ne kemi bërë gjithë ato përpjekje për gratë dhe vajzat, pasi ne kemi arritur një qeveri me 50% gra dhe vajza, do të kthehemi prapë tek oda e burrave të Saliut”, tha Rama.
Sigal