Rama: Gëzuar ditëlindjen e PS, ta festojmë me një fitore ne 21 qershor

482
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook u ka uruar sot të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e PS-së. Më tej Rama shkruan se këtë ditëlindje le ta festojmë këtë ditëlindje me një fitore domethënëse ne 21 qershor! Për Partine Socialiste dhe si gjithmonë për Shqipërinë qe duam.
“U uroj nga zemra te gjithë socialisteve gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste te Shqipërisë, forcës me te madhe politike te atdheut tone e cila sot udhëheq përpjekjen historike për te bere shtetin modern dhe evropian te shqiptareve; partisë qe ne gjithë rrugëtimin e saj ka ditur te jete mbrojtës i denje i interesit kombëtar dhe mishërim i demokratizimit shoqëror; bashkësisë politike te plot fitoreve e arritjeve për Shqipërinë dhe te ringritjes se guximshme e te suksesshme pas dështimit, ne një rrugëtim tanimë te gjate thuajse çerek shekulli.
Respekt për ata qe e krijuan dhe drejtuan ne te gjitha nivelet Partine Socialiste te Shqipërisë gjate këtyre viteve te jashtëzakonshme për vendin e për shoqërinë tone; mirënjohje për te gjithë ata qe me perkatesine e tyre shpirtërore e politike ne këtë familje te madhe e rriten dhe fuqizuan Partine Socialiste si fuqinë e padiskutueshme te ndryshimit; faleminderit kujtdo qe e votoi qofte edhe një here te vetme PS ne tere këto vite dhe investoi tek kjo force e madhe e ndryshimit besimin tek Shqipëria! Le ta festojmë këtë ditëlindje me një fitore domethënëse ne 21 qershor! Për Partine Socialiste dhe si gjithmonë për Shqipërinë qe duam”, shkruan Rama në Facebook.
Sigal