Rama gati t’ju “shtrëngojë rripin” kompanive të mëdha: Të tregojnë pagat reale të punonjësve

637
Sigal

Sfida e radhës e qeverisë është ajo me kompanitë private që nuk deklarojnë pagat reale për punonjësit e tyre. Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se shumë kompani të mëdha deklarojnë pagë 300 mijë për punonjësit e tyre dhe kjo sipas tij nuk mund të jetë e vërtetë.

“Nuk diskutohet që sfida e punësimit është një sfidë komplekse. Kur flasim për një sfidë të vazhdueshme të punësimit jemi të vetëdijshëm se duhet të perballemi me një sërë sfidash, që nga rritja ekonomike e deri tek sfida e deklarimit real te pagave. Kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë të shmangin taksat. Kjo është një betejë pëe të detyruar kompanitë që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në mënyrë që të marrin një pension më të lartë nesër”,- u shpreh ai.

Rama deklaroi gjithashtu se në panairin e punësimit në Vlorë, kishte 1600 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa shtoi se vetëm brenda një viti në Regjistrin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore numri i të siguruarve është rritur më 33 mijë.

“Para se të ishim këtu ishim në Panairin e Punës ku ishin afishuar 1600 vende punë, në atë sektor ku ka më shumë peshë që është turizmi. Në regjistrin kombëtar të sigurimeve shoqërore, Shqipëria kishtë 445 e 157 të punësuar në sektorin jo bujqësor, në maj të vitit të shkuar kishte 640 mijë, pra 200 mijë më shumë. Ndërkohë nga maji i vitit të shkuar në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore, kemi 670 mije, pra 33 mijë e 764 më shumë nga maji në maj”, tha Rama.