Rama – Gaianit: Merr nënshtetësinë shqiptare dhe na përfaqëso në Romë

426
TIRANE – Massimo Gaiani po kalon ditët e fundit në Shqipëri në detyrë si ambasador i Italisë i akredituar në Tiranë. Për pak kohë atij i përfundon mandati 4-vjeçar i kryediplomatit të shteti fqinj. Por mesa duket nuk do ta ketë të lehtë largimin nga vendi ynë! Puna e tij gjatë këtyre viteve në Tirane ka bërë qe kryeministri Edi Rama të ndajë një mirënjohje të veçante për Gaianin, aq sa i ka bërë edhe një propozim duke i lënë të kuptoje se dera e Shqipërisë për Gaianin do të jetë gjithmone e hapur: Merr nënshtetësinë shqiptare dhe na përfaqëso si ambasadori ynë në Romë. 
“Në fakt unë i kam propozuar ambsadorit që të marrë nënshtetësinë shqiptare dhe të prezantohej në Romë si ambasador i Shqipërisë ( qesh )……..Nëse detyra e re që do marrësh atje nuk do të jetë në lartësin e duhur, ekziston gjithmonë mundësia për tu kthyer sërisht në Shqipëri dhe për të na prezantuar me dinjitet dhe përgjegjësi” – tha Rama. 
Qeshin sërish të dy duke rimbyllë kështu edhe dialogun në gjuhën italiane.
Këto batua kryeministri Rama dhe ambasadori Gaiani i ndanë ndërsa morën pjesë në forumin e biznesit Italo-Shqiptar.
Sigal