Rama ftesë Opozitës për një skuadër, kuq e zi. Kryemadhi: Largohu nga arroganca

744
Jakup B. GJOÇA
Federica Mogherini politikanëve shqiptarë: Akoma jo “shampanjë”. Pesë prioritetet do vazhdojmë t’i monitorojmë 
Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, erdhe dje në Tiranë në kuadër të turit ballkanik pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, në të cilin u rekomandua që Shqipëria të fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe dorëzoi progres raportin prej shumë faqesh, ku janë të gjithë detyrat të klasës politike, për të vijuar më tej me reformat e ndërmarra. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementët kyçe dhe baza për punën tonë të përbashkët në të ardhmen. Në konferencën e përbashkët për median me kryeministrin Rama, Mogherini e quajti një ditë të rëndësishme dhe, se rekomandimi ishte rezultat i përbashkët i të gjithë atyre që kishin punuar, sidomos në dekadën e fundit për ndryshimin. Mogherini u shpreh, se tani semafori ka dritën jeshile dhe Shqipëria duhet të nisë garën për anëtarësim. “Urime!” Me këtë fjalë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, iu drejtua shqiptarëve duke thënë se dhënia e rekomandimit për negociatat është rezultat i punës së përbashkët. Shqipëria e mbajti fjalën për reformën në drejtësi, dhe të njëjtën gjë bëri dhe Bashkimi Evropian. Mogherini: “Urime! Ky ishte rezultat i një pune të përbashkët. Nëse do të hidhja sytë pas të shihja si dukej ky vend pak dekada më parë, do të shikoni sa shumë ndryshime keni bërë të gjithë së bashku. Duke qenë se ky ishte rezultat i përbashkët, procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe ne do ta përsërisim.” 

Federika Mogherini: “Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementët kyce dhe baza për punën tonë të ardhme në të përbashkët. Është momenti për të njohur rezultatin e arritur të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar së bashku, opozita, dhe të gjithë qytetarët. Përpjekja kolektive nuk është vetëm institucionet. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë, e cila do të jetë më e madhe dhe kur të nisin negociatat. Ky është një proces që lejon transformimin e vendit. Pesë prioritetet do vazhdojmë t’i monitorojmë.” 
Sigal