Rama: Fronti kundërshtues i reformave udhëhiqet nga qeveria e vjetër

452
Takimet për anëtarësimet e reja në PS sot u zhvendosën në Tiranë.
Kryeministri njëkohësisht kryetari i PS-së pyetjes pse të rinjtë duhet t’i bashkohen PS-së, iu përgjigj se duhej forcuar më tepër kjo parti e cila sipas tij ka ndërmarrë reforma të domosdoshme por që kanë krijuar një front kundërshtie që udhëqihet nga qeveria e vjetër.
Edi Rama: “PS po bën çmos të bëjë reforma rrënjësore, po krijon kushte për të menduar se gjërat do të shkojnë ende shumë më mirë dhe faktikisht po përpiqet të bëjë shtet, por pse duhet të jemi ne anëtarë të PS? Sepse PS sot ka nevojë të dyfishojë anëtarësinë e saj. Na duhet për të mbështetur edhe më fort reformat të cilat kanë krijuar, dhe kjo është e natyrshme, një front kundërshtie që kanë mbledhur forca të ndryshme, grupe të ndryshëm, individë të ndryshëm, për arsye të ndryshme, kundër reformave. Ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimin e të qartë të deformojë të vërtetën duke përfituar apo abuzuar nga vështirësitë. Të spekullojë dhe sajojë gjëra të paqenë, shifra të pavërteta, për tu thënë njerëzve se reformat po sjellin dëme të mëdha. Ka arritur në atë pikë që papunësia është rritur. Ekonomia ka rënë, të gjitha të pavërteta. Pavërteta që ky front synon ti kthejë në energji negative duke abuzuar me problemet që kanë njerëzit. Reformat janë e vetmja rrugë për të bërë shtet dhe për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh”.
Sigal