Rama flet për refugjatët, mohon 600 mijë, por jo nëse ata do vijnë

539
Sigal

Kryeministri Edi Rama dje ka mohuar fare shkurt ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në vendin tonë. Kryeministri Rama, ndër të tjera, tha: Besoj që është legjitime që sot ne ta kremtojmë këtë trofe të rëndësishëm dhe besoj krejt të veçantë për Tiranën dhe Shqipërinë, së bashku me përfaqësuesit e të gjithë atyre që kontribuan për t’ia dalë kësaj sfide jashtëzakonisht të vështirë. Së bashku me ekipin e arkitektëve, skuadrën realizuese, përfaqësues edhe të punëtorëve të thjeshtë të të gjithë kantierit të madh të sheshit “Skënderbej” dhe të gjithë ata që besuan në këtë projekt, deri sot, ku siç u nis dhe u bitis, realizimi i një vizioni transformues për Tiranën dhe për Shqipërinë. Fjala e parë është faleminderit për ata që besuan dhe punuan për ta bërë të mundur atë që në një moment të caktuar u duk i pamundur për shkak se ky shesh, i cili për shumë e shumë dekada të historisë së vet ka qenë një shesh betejash politike, u kthye dhe në një arenën e një përplasjeje të madhe politike që të gjithë e mbajnë mend mirë dhe solli koston e disa viteve të humbura pa llogaritur këtu edhe humbjet e panevojshme financiare për ta zhdukur dhe mbuluar me atë tamponin jeshil të një faze dramatike për Tiranën, që për fat të mirë tani i takon së shkuarës. Mbi këtë projekt dhe historinë e këtij projekti mund të bëhet një libër i tërë dhe do të kisha shumë dëshirë që, nëse koha do të ma lejonte, ta shkruaja këtë libër. Por, sidoqoftë, jo vetëm unë po dhe të tjerë mund ta bëjnë librin e historisë së rindërtimit të sheshit “Skënderbej”, të një rilindjeje të mirëfilltë urbane të sheshit “Skënderbej”. Dhe një nga frazat që me siguri do të zinte vendin e vet në libër ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e betuar të kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal, i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës, për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm një zone aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar nga sheshi, një pazar! Ka qenë një nga mijërat lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë, djep të Fake Neës, para se Fake Neës” të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë, njësoj siç është sot një lajm i rremë – lajmi për kampin e madh të refugjatëve që do të mbledhë refugjatët nga e gjithë bota këtu në Shqipëri apo të tjera lajme të rreme që i dëgjojmë të përhapen dita-ditës. Është një betejë shumë e vështirë beteja me lajmet e rreme, por koha i vë në vend,” tha Rama.