Rama flet për negociatat: Nuk e lëshoj 18 qershorin, edhe nëse dua

418
Kryeministri Rama ka folur sot në një konferencë për mediat ku ka thënë se ai kurrë nuk do ta negociojë ndryshimin e datës së zgjedhjeve.
“Jam krejt i qetë në ndërgjegjen time, pasi kam bërë dhe vazhdoj të bëjë gjithcka është e mundur në këtë drejtim. Këtë e bëj për demokratët e zakonshëm, që meritojnë vetëm respekt si bashkëqytetarë të këtij vendi.
Mekanizmi i ri institucional që kemi propozuar për të kontrolluar veprimtarinë e qeverisë gjatë zgjedhjeve është mëse i mjaftueshëm.
Faleminderit që na mbështesni në këtë drejtim, për të lidhur fijen e këputur të PD-së. Shumëkush në rrjetet sociale përmes mesazheve dhe bisedave më thotë mos e lësho 18 qershorin. Mos kini asnjë dyshim në këtë pikë, pasi edhe po të doja nuk mund ta ndryshoj. Ajo është datë kushtetuese”, tha Rama.
Rama tha se per aq kohe sa ka zgjedhje dhe liri per te hyre ne zgjedhje atehere nuk ka cenim te demokracise.
Sigal