Rama flet për herë të parë për kontenierët me mbetje kimike, mund të ketë edhe shkarkime të tjera në qeveri

484
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate në qeverisje, po mundohet që të krijojë një profil më atraktiv me afrimin e zgjedhjeve, duke bërë sipas tij opozitën brenda qeverisë.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares, Eni Vasili në “News24” kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se ai kurrsesi nuk ka pohuar se PS mund të dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa lajmet për sigurimin e votave në zgjedhjet e 18 qershorit pa LSI, i cilësoi të pavërteta. Nga ana tjetër moderatjorja Eni Vasili pyeti Ramën sa i takon ‘përplasjeve’ dhe replikave në distancë mes figurave të PS dhe LSI, siç ishte rasti i ministres Lindita Nikolla dhe deputetes Monika Kryemadhi.
“Këto janë shprehje të një momenti që lidhen me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me lajmin e 1300 konteinerëve të mbërritur nga Italia dhe që supozohet se janë zhdukur në Shqipëri.
Rama tha se e gjithë kjo histori është një poshtërsi e mirëorganizuar që tregon dëshpërimin e opozitës shqiptare dhe çfarë është në gjendje të bëjë
Sipas Ramës në këtë “skenar monstruoz” janë përfshirë dhe paguar disa faktorë. Rama tha se historia u publikua në Itali për d’u bërë më e besueshme dhe u fut në Shqipëri nga një portal shqiptar.
“Ajo është një poshtërsi e mirëorganizuar, është shprehja e dëshpërimit të opozitës që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të futur një panik të tillë që njetrëzit të dalin në rrugë.
Është një poshtërsi e mirëorganizuar që janë përfshirë një sërë faktorësh. Janë paguar. Për t’u bërë si më e besueshme u hodh matanë detit dhe u fut më pas këtu, dhe e gjitha është një skenar monstruoz që nuk pati sukses.
Bëhet fjalë për 1300 kontenierë, nuk bëhet fjalë për 1300 çanta me kaseta”, deklaroi Rama.
Ndër të tjera, ai nuk e mohoi idenë se në qeverinë e tij mund të ketë shkarkime të tjera.
Ai tha se “nëse përgjigja nga terreni nuk do të jetë e dëshiruara, atëherë mund të ketë shkarkime”.
Gjithashtu i pyetur nga gazetarja se nëse shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ia kërkoi kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryeministri u përgjigj: “Nuk funksionon kështu, unë ndjehem keq për ata që i ndjekin këto lloj telenovelash.”
“Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit. Tahiri është udhëheqësi politik i Tiranës. Bledi Çuçi nuk ka pasur ministri, por ka udhëhequr me Finon një nga reformat më të mëdha në këtë vend. Ai ka udhëhequr një revolucion. Çuçi është udhëheqës politik i Gjirokastrës,” tha Rama.
Sigal