Rama fërkon sytë, Bushati në mendime…Çfarë s’u pa në Kuvend

676
Sigal

Kryeministri Edi Rama që ul kokën dhe fërkon sytë, ministri Ditmir Bushati teksa shfaqet mendueshëm.

Këto janë disa nga momentet më pikante sot nga salla e Kuvendit, atje ku po mbahet seanca plenare pa prezencën e opozitës. LSA ka publikuar disa foto ku shihet një pjesë e kabinetit qeveritar.

Kujtojmë se dita e sotme ka qenë e ngjeshur për maxhorancën, e cila para nisjes së seancës plenare ku po diskutohet buxheti i vitit 2019, mbajti edhe mbledhjen e grupit të PS-së.

Ndërkohë në radhët e ministrave të kabinetit qeveritar, sot është ulur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Lleshaj ka zënë karrigen e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj, pas dorëheqjen nga posti i ministrit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri