Rama: Evropa peng i frikës, vonesa e integrimit të Ballkanit e dobëson

401
VLORE – “Europa, qëllimi është rruga” është forumi që u mbajt sot në qytetin e Vlorës me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe dy eurodeputetëve Knut Fleckenstein (raportues për Shqipërinë në PE) dhe Josef Weidenholzer.
Në fjalën e mbajtur në Universitetin “Ismail Qemali”, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë, kur tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të shndërrohet peng i frikës ndaj projektit të zgjerimit. Mospërfshirja me shpejtësi e vendete të Ballkanit në familjen e madhe evropiane, tha Rama, e dobëson Evropën.
“Procesi i integrimit është instrument unik dhe i pazëvendësueshëm për transformimin politik, social e kulturor për vendet që përpiqen të anëtarësohen. Kemi detyrën që të mësojmë nga përvojat e shkëlqyera të vendeve të tjera. Të shfrytëzojmë këtë proces për të modernizuar vendin tonë. Statusi i kandidatit, afirmim i BE që mirëpret Shqipërinë. Për problemet e sotme të BE-së duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Europa ka sot nevojë për Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropen. Gjithmonë e më shumë BE-ja duket peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota, qoftë në Gjermani, qoftë në Itali. Përgjigjja për problemet sot të BE-së është më shumë Evropë. Ballkani, shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa BE për ne. Mospërfshirja me shpejtësi e Ballkanit në proces integrimi dobëson Europën. Zgjerimi i hartës dhe përfshirja e Ballkanit e bën BE-në më të fortë dhe më të sigurt. Procesi i integrimit jo pse na e kërkon komisioni europian apo BE, por është e ardhmja e fëmijëve tanë”, – tha Rama.
Ndërkaq eurodeputeti Fleckenstein shprehu edhe njëherë përgëzimet ndaj qeverisë dhe reformave të ndërmarra deri më tani.
“Vendi ecuri mbresëlënëse në reformat e nisura. Përgëzime kryeministër keni bërë punë mjaft të mirë, Statusi i një vendi kandidat për anëtarësim në BE është edhe detyrim, Detyrim për ti shndërruar reformat në të suksesshme, E rëndësishme që reformat të zbatohen me sukses, 5 prej 12 përparësive të vendosura asaj kohe janë në proces e sipër. Është e vështirë që këto reforma të trajtohen apo zgjidhen vetëm me një nisëm. Si raportues i PE për Shqipërinë, raporti im do të votohet seancën tjetër në javën që vjen. Raporti bazohet në këto 5 prioritet që unë përmenda. Përparësi që KE dhe Qeveria i ka konsideruar si thelbësore për hapjen tjetër të procesit. Shqipëria është në rrugën e një reforme të rëndësishme në administratën publike. Reforma në drejtësi do të jetë po njësoj me rëndësi, do rris nivelin e besimit të publikut në këtë sistem. Për të luftuar korrupsionin e rëndësishme të luftohet në të gjitha nivelet dhe fushat, ashtu siç e ka treguar tani qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka treguar kapacitet për të kryer operacione të mëdha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këto 5 përparësi gur themeli në rrugën drejt hyrjes në BE. Shteti i së drejtës dhe sistem i pavarur drejtësie elemente kryesore. Partitë duhet të ofrojnë alternativa për qytetarët. Dialog politik i këtij lloji shumë më i rëndësishëm, se nuk do drejtojë qeveria e vetme anëtarësimin në BE. Procesi i anëtarësimit i përket gjithë vendit. Ne ju duam ju në BE, PE e ka deklaruar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë. Unë e di që kjo ditë do të vij”, – u shpreh raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. 
Sigal