Rama: Evropa nuk na do

120

Evropa të na pranojë, edhe pse jemi narkoshtet, kemi korrupsion, sundohemi nga krimi, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese

Kryeministri Rama në parlament: 9 kushtet e Gjermanisë nuk janë për ne, 3 janë tonat!

Lideri i mazhorancës doli hapur kundër qëndrimeve, se Gjermania ka vendosur kushte ndaj Shqipërisë dhe, duke sulmuar jo vetëm opozitën, por edhe zërat që dolën brenda mazhorancës siç ishte ish-kryediplomati Ditmir Bushati tha: “Dëgjova njërin këtu që tha se kishim 3 kushte, u bënë 9 kushte. Çfarë do me thënë kjo? KE para një viti tha: “Plotësoni këto 3 kushtet, që të hapim negociatat”. Ne këto 3 kushte i kemi plotësuar. Nëse shkon për një krushqi dhe të thonë kemi këto 3 kushte, pasi t’i i plotëson, të thonë se kanë kushte të tjera, kjo do të thotë se nuk janë gati ata. Mos u bëni qesharakë!”, tha Rama. Ndonëse kryeministri ka vite që thotë se qeveria e tij i ka plotësuar kushtet e BE-së, se Shqipëria i ka hapur negociatat, por e vërteta është se ka 3 vjet që në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, madje prej një viti nuk ka më as Gjykatë të Lartë, nuk është zgjedhur Kryeprokurori, nuk janë ngritur SPAK, BKH, sipas raporteve të DASH, Shqipëria është bërë “Kolumbia” e Kokainës në Evropë, duke e cilësuar narkoshtetin e parë në Evropë, Shqipëria cilësohet një nga vendet më të korruptuara, kryeministri Rama emëron për kryebashkiakë persona me rekorde kriminale, shteti nuk ekziston, por kryeministri qeveris me ERTV-në. Gjermania, sikurse pohoi dje kryeministri Rama në parlament, nga 3 kushte që kishte vjet, sivjet Bundestagu ka shtuar edhe 6, sepse Shqipëria ka bërë regres në integrimin në BE. Kryeministri Rama nuk pranon gabimet, fajet e tij, por fajësoi drejtpërdrejt BE-në, pse nuk e pranon kështu siç është Shqipërinë, madje pardje kryeministri Rama u tall edhe publikisht me Presidentin e Francës Macron, kur deklaroi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri nuk e pengon Macron që të reformojë Bashkimin Evropian.