Rama-Erdogan: Mbledhje të 2 qeverive, rikonstruktohet parlamenti

485
TIRANË – Pas takimit me Presidentit turk Erdogan, kryeministrin Rama deklaroi se pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Turqi do të zhvillohet edhe një mbledhje mes dy qeverive ku do të firmosen marrëveshjet dypalëshe.
Ndërsa Presidenti turk Erdogan ndërsa njoftoi se bashkë me Presidentin Nishani do vizitojnë punimet te Xhamia e Namazgjasë, bëri me dije se është gati projekti për rikonstruktimin e Parlamentit.
Edi Rama: Vizita e penguar nga tragjedia në minierë vitin e kaluar u realizua edhe pse Erdogan vjen në cilësinë e Presidenti. Me kënaqësinë që traseja e bashkëpunimit dhe marrëdhënie që Shqipëria ka me Turqinë . Zhvillimi me arsimin shëndetësinë dhe padyshim me kulturën. E presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatë zgjedhore në Turqi të kemi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
Erdogan: Ju falënderoj për mirëpritjen, ndjehemi si në shtëpinë tonë. I bindur që pas këtij takimi me një mik si Rama, mes dy vendeve do të hidhen hapa shumë të rëndësishëm. Marrëveshjen strategjike do ta firmosnim me Ramën kur isha kryeministër por e shtymë për shkak të tragjedisë në minierë. Jam këtu si President, por shpresoj se dy kryeministrat e vendeve ta përmbushin këtë marrëveshje. 
Sigal