Rama: Ekonomia informale, nxitësja e korrupsionit

463
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të kundërshtohet aksioni i ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit dhe evazionit fiskal me flamurin e mbrojtjes së të varfërve. Në fjalën e mbajtur në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”, kryeministri tha se nuk është informaliteti zgjidhja për shtresën më të dobët të shoqërisë, por e kundërta.
“Nuk ka asnjë teori që justifikon informalitetin apo që pretendon se mbi një ekonomi informale ka një rishpërndarje më të arsyeshme dhe një ekuilibër më të arsyeshëm në funksion të garantimit të atyre që janë më të dobët dhe më të varfër. Ekonomia informale godet në radhë të parë më të dobtit, nuk lejon që më të dobtit të forcohen, stimulon pasurimin marramendës të një grushti të vogël njeërzish dhe shpërbërjen e shtetit, të institucioneve njësoj si një organizëm që sfilitet dhe rrënohet nga një kancer. Ekonomia informale është kancer dhe kanceri nuk luftohet me predikime, as me karamele, as me aspirina; kanceri luftohet me agresivitet maksimal”, tha Rama. Sipas Ramës, informaliteti është arsyeja kryesore që sot kemi një polarizim të thellë të shoqërisë sa i përket të ardhurave.
Sigal