Rama e Tahiri mohojnë trafikun e drogës, gomonia në Vlorë me 500 kg drogë

69
Dje, ka pasur një tjetër tentative për të trafikuar lëndë narkotike me gomone në drejtim të Italisë. Gomonia drejtohej nga dy shqiptarë. Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza NUFROM, ku u përfshinë avioni i FRONTEX, si dhe njësia operative aerodetare e Guardia di Finanza të Pulias, u bë e mundur që 20 milje në afërsi të San Kataldos në Leçe, të bllokohej gomonia 6 metra e gjatë me dy shqiptarë në bord. Lënda narkotike e hedhur në det në këto momente është grumbulluar nga policia. Gjithsej, 28 pako të mëdha me peshë totale 506 kg.