Rama e quajti “çun i mirë”, Basha i përgjigjet nga Shkodra: Më të mirët jemi!

549
Lulzim Basha u ndal në Shkodër në një takim me qytetarët, ku fillimisht i falenderoi për mbështetjen që, sipas tij, i dhanë protestës 90-ditore të opozitës në çadër dhe më pas i ktheu përgjigjje Kryeministrit Rama, që nga Puka deklaroi po sot se “Luli është çun i mirë”.
“T’i lëmë broçkullat se paska zbuluar që demokratët janë të mirë dhe unë qënkam çun i mirë. Është e vërtetë, ne jemi më të mirët dhe ne do të fitojmë”, tha Basha.
Kreu i PD e quajti Shkodrën si guri i themelit të Republikës së Re, që sipas tij është duke ardhur. Basha tha se ministrat teknikë dhe drejtoritë teknike në bazë të marrëveshjes së 18 majit janë garancia e zgjedhjeve.
Ai tha se me këtë marrëveshje “u asgjësua plani i republikës së vjetër për të vjedhur votën e shqiptarëve”. Më pas, Basha u ndal tek disa shkarkime të ndërmarra nga këta ministra dhe drejtorë dhe përdori një slogan të Kryeministrit Rama për të treguar që ky është vetëm fillimi.
“Le të përdorim një shprehje që e dëgjojmë tash e katër vjet, që ky është vetëm fillimi dhe nuk keni parë gjë akoma”, deklaroi Basha.
Sigal