Rama e pranon: Arroganca, kërcënimi më i madh i qeverisë tonë

407
Rama flet për kërcënimin me të cilën po përballet PS dhe qeveria. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama njoftoi fillimin e një fushate der më derë e ngjashme me atë fushatës zgjedhore por dhe me votëbesim të kryetarëve socialistë të bashkisë. 
Edi Rama: “Sot qeveris e majta mund të jetë shumë më mirë, mirëpo ky është proces sa i lidhur me shifra aq i lidhur me njerëzit për këtë arsye ne do të bëjmë këtë fushatë ku do të tregojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë. 
Dhe do të kuptojmë si do ti shpëtojmë ne një kërcënimi shumë të madh për PS e qeverinë tonë. 
Kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë. Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë? 
Duhet ta kuptojmë dhe ndajmë cilat pjesë të qeverisjes sonë, konsiderohet arrogante sepse është e drejtë dhe ne bëjmë refomra që janë të dhimbshme dhe cila pjesë e qeverisë tonë është padrejtësisht arrogante me njerëzit. Këtë duhet ta ndajmë.
Kukësi ishte mësim shumë i madh, për të kuptuar përgjegjësinë tonë, çfarë ne nuk bëmë si duhet, dhe çfarë ne duhet të bëjmë në vijimsi për të mos u përsëritur gabimi që duke u nisur për një qëllim të mirë pa marrë mundimin për të shpjeguar qëllimin në fund fare të lë në ballë etiketën e arrogantit.
Kjo do të thotë ne nuk duhet të kalojmë më ligje të asnjë lloji pa i bërë më parë transparente me publikun. Ne i kemi bërë, por nuk është detyrë e njerëzve të rrinë me celular në dorë, dhe ti kërkojnë. Është detyra jonë tua themi dhe tua nënvizojmë çfarë po bëjmë. 
Ashtu si sot është detyra jonë të garantojmë që vetingu në polici të mos krijojë turbulli mes atyre që janë pjesë e këtyre trupave dhe kanë nevojë jo thjeshtë të dëgjojnë por dhe të asistohen një për një për ta kuptuar dhe plotësuar atë pjesë të detyrimit që ka ligji. Si dhe detyra jonë të bëjmë këtë gjë me të gjithë grupet e interesit.
Sigal