Rama: E keqja s’ka vend mes nesh

465
Sigal

Skandali në Sarandë, Basha: Medalja e turpit i shkon kryeministrit Rama

Partia Socialiste dhe e keqja nuk mund të bashkëjetojnë së bashku. Ky është reagimi i Kryeministrit Edi Rama pas shumë reagimesh e akuzash nga PD për heshtjen e tij, lidhur me skandalin e ngacmimit seksual në zyrën e punës Sarandë. Në një status në Tëitter, Rama shkruan se policia e arrestoi autorin, zyra e deputetit u distancua prerazi ndërsa Partia Socialiste e përjashtoi brenda ditës. Rama thekson se e keqja s’ka parti dhe s’ka vend në PS dhe qeveri. Më tej ai akuzon opozitën se po e shijon këtë skandal.

 “Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur ne mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike të vjetër e të ulët “VajmedetPD”- shkruan Rama.

 Skandali

 Një ditë më parë Neës 24 transmetoi një video ekskluzive, ku tregohej se si sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i kërkonte një qytetareje të thjeshtë vajzën 14-vjeçare për favore seksuale në këmbim të një pune.

 Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës, ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale.

 Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo çfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

 “Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua. Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim”- janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

 Basha: Medalja e turpit për Edi Ramën

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish ditën e djeshme, lidhur me skandalin e publikuar një ditë më parë nga Neës 24, në zyrën e punës në Sarandë. Në një postim në “Facebook” Basha shkruan se medalja e turpit i shkon Kryeministrit Rama për sistemin që ka ngritur.

 “Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste.

 Në zyrën e pushtetit që funksionon nën frymën e oligarkisë. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës, i cili vazhdon të pajtohet me ngjarjen që ka tronditur dhe zemëruar mbarë shoqërinë, ndërsa ai nuk gjen asnjë sekonde kohë të distancohet. Po si mund të distancohet ai nga një masë e madhe abuzuesish të paskrupullt që janë në fakt alterego e tij”- shkruan Basha në facebook.