Rama: Duhen 5 vite punë të mbyllim gropën nga vjedhja e energjisë

420
Sigal

TIRANE– Vjedhja e energjisë ka thelluar gropën në buxhetin e shtetit, duke shkaktuar humbje nga viti në vit. Këtë e ka shprehur edhe kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se do të duhen 5 vite punë për të normalizuar situatën. Ndërkaq kreu i qeverisë tha se heqja e fashës abuzive prej 300 kwh për energjinë elektrike do të shoqërohet me rritje të masës së pensionit për pensionistët kryefamiljarë, të ndihmës ekonomike, dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
 
“Kemi gjetur një Shqipëri informale dhe kurora me gjemba e këtij informaliteti është grabitja në bashkëpunim e energjisë elektrike, dhe krijimi i një grope që thellohet vit pas viti. Ne do ta bëjmë Shqipërinë të ngrejë kokë, dhe këtë gropë do ta mbyllim. Por edhe pasurinë në burime energjie, do ta kthejmë nga një litar në qafë që rrezikon të mbysë vendin, në një burim fitimi. Na duhen 5 vite që të kalojmë nga një fazë ku subvencionojmë me borxhe mbajtjen në këmbë të sistemit, drejt zhvillimit”, u shpreh Rama.
 
Ndërsa ministri Tahiri është ndalur tek aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë, duke u shprehur se të nuk ka të paprekshëm para ligjit, dhe të gjithë duhet të përgjigjen njësoj.
 
Sa i takon aksionit kudër vjedhjeve të energjisë, ministri Gjiknuri deklaroi se vetëm këto ditë janë futur në burg për shkelje të ligjit 112 persona, kryesisht biznesmenë, që u gjendën në vjedhje të energjisë elektrike dhe akuzoi opozitën që sipas tij, “është e shqetësuar”.

Rama: Do rrisim pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat për PAK
Heqja e fashës abuzive prej 300 kwh për energjinë elektrike do të shoqërohet me rritje të masës së pensionit për pensionistët kryefamiljarë, të ndihmës ekonomike, dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar. Këtë e ka shprehur kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se reforma në sektorin e energjisë është e rëndësishme dhe e dobishme. 

“Reforma në sektorin e energjisë është një ndër reformat më të thella, më të rëndësishme dhe më të dobishme. Projekti i ri parashikon rritjen e pensioneve për pensionistët kryefamiljarë, rritja e ndihmës ekonomike dhe pagës për aftësinë e kufizuar në dispozicion për përballimin e heqjes së fashës abuzive të 300 kë. Në të shkuarën janë bërë 4 ndryshime në adresimin e çështjes së të ardhurave nga konsumatorë, janë bërë me rritje uniforme të çmimit, dhe është thënë se do ketë kompensimit përmes rimbursimit. Por në të 4 herët e kanë pësuar më të dobëtit. Ne nuk do bëjmë as kompensim, as rimbursim, por do rrisim pensionet, ndihmën ekonomike, dhe pagën e aftësisë të kufizuar”, tha kryeministri.

Më tej, Rama tha se qeveria e tij gjeti një Shqipëri informale ku vjedhja e energjisë elektrike, krijonte një gropë që thellohej vit pas viti. 

“Kemi gjetur një Shqipëri informale dhe kurora me gjemba e këtij informaliteti është grabitja në bashkëpunim e energjisë elektrike, dhe krijimi i një grope që thellohet vit pas viti. Ne do ta bëjmë Shqipërinë të ngrejë kokë, dhe këtë gropë do ta mbyllim. Por edhe pasurinë në burime energjie, do ta kthejmë nga një litar në qafë që rrezikon të mbysë vendin, në një burim fitimi. Na duhen 5 vite që të kalojmë nga një fazë ku subvencionojmë me borxhe mbajtjen në këmbë të sistemit, drejt zhvillimit”, u shpreh Rama.
 
Tahiri: Shqipëria informale duhet të marrë fund
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ndalur tek aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë, duke u shprehur se të nuk ka të paprekshëm para ligjit, dhe të gjithë duhet të përgjigjen njësoj. Duke u shprehur se Shqipëria informale duhet ta marrë fund, ministri Tahiri tha se ndërtimet pa leje, vjedhja e energjisë, dhe betonizimi, rrezikojnë të ardhmen e të gjithë qytetarëve.

“Në dy ditë janë arrestuar 112 shtetas, mes tyre edhe 5 punonjës së OSHEE, me motiv vjedhjen e energjisë elektrike. Këto shifra janë realisht shumë të ulëta, krahasuar me numrin e atyre që e vjedhin energjinë në gjithë vendin. Gjatë gjithë këtyre viteve këtë punë duhet ta kishte bërë ligji, për të trokitur në çdo derë për të kontrolluar dhe për të mos lejuar abuzimet. Nuk ka më të paprekshëm para ligjit. Shqipëria informale duhet të marrë fund, dhe për këtë nuk duhet të gjendet asnjë shteg politik. Ka ardhur momenti kur këto, vjedhja e energjisë, ndërtimet pa leje, apo betonizimi, duhet të konsiderohen si vepra shumë të rrezikshme për të ardhmen e fëmijëve tanë. Duhet të garantojmë zbatimin e ligjit nga ne të parët, dhe nga të gjithë qytetarët. Kjo nuk ka të bëjë aspak me shtetin policor, por me shtetin ligjor. Do i kërkoja të gjithë deputetëve edhe atyre të opozitës të shprehin mesazhe të qarta mbështetje ndaj këtij aksioni, pasi nuk është i qeverisë, por i të gjithë qytetarëve, për zbatimin e ligjit. Kjo nuk është detyrë politike, por detyrë për shtetin ligjor dhe kushtetutën”, tha ministri Tahiri.