Rama: “Do zgjidhim çështjen e legalizimeve në vend”

421
Sigal

Kryetari i PS-së, Edi Rama premtoi sërish përfundimin e çështjes së legalizimeve me ardhjen e socialistëve në pushtet. Në një bashkëbisedim me banorët e Fushës së Aviacionit në Tiranë, Kryesocialisti Rama theksoi se, legalizimet do të jenë një kapital ekonomik për vendin. “Çështja e legalizimeve është një çështje kyçe në jetën e qyteteve të mëdha dhe në të gjitha zonat e Tiranës. Dhe kjo nuk është vetëm çështja e marrjes në dorë të një letre pasi unë besoj se është një çështje e lidhur me ekonominë tonë kombëtare. Si ka mundësi që nga njëra anë të ndërtosh shtëpi dhe nga ana tjetër të mos kesh bukë? Kjo pasi të ardhurat e akumuluara nga kursimet janë hedhur tek ajo shtëpi mirëpo shtëpia nuk është vetëm strehë por edhe kapital dhe sot ky kapital është i vdekur ndërkohë që legalizimi që këtë proces e bën aktiv pasi duke legalizuar shtëpinë dhe duke e kthyer në titull pronësie jo siç janë ato letra që ka dhënë Saliu, legalizimi e vë në lëvizje  kapitalin që është shtëpia pasi shkon në bankë dhe kërkon kredi për të hapur një biznes apo të mbjellë drurë frutore dhe të marrë të ardhura. Kështu dilet nga varfëria dhe papunësia del nga qorrsokaku nga fakti që ky kapital që e mban të vdekur. Por ky është edhe kapital kombëtar pasi duke i vënë ato në lëvizje ato kthehen në të ardhura për shtetin”, tha Rama, i cili  premtoi se, do ta ndjekë personalisht çështjen e legalizimeve dhe nuk do ta lërë në dorën eALUIZNI-t. Rama theksoi se hipotekimi i shtëpive do të jetë një kapital i madh, që do kthehet në përfitim për banorët dhe miliarda, që do të zhvillojnë ekonominë. Ndaj për ne ndryshe nga ata, çështja e legalizimit lidhet me tërë rilindjen ekonomike dhe unë këtë proces do ta ndjek personalisht e nuk do ta le punën tek ALUIZN-i apo çfarëdo strukture, që do ndërtohet. Kam qenë i pari funksionar publik që kam artikuluar fjalën legalizim publik në vitin 2000, kur u zgjodha kryetar dhe ai ligji u bë çorap sepse sa herë ka zgjedhje, fut duart Saliu.