Rama: Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve

415
Sigal

Dje, Kryeministri Rama mblodhi për herë të parë Këshilli Ekonomik Kombëtar. Në fjalën e tij Kryeministri Rama shprehet se, qeveria ka marrë përsipër të rimëkëmbur ekonominë. Më tej Kryeministri Rama u shpreh se, qeveria do të zgjidhë problemet ekonomike duke rishikuar sistemin e taksimit. Kryeministri deklaroi edhe njëherë se me ndryshimet në sistemin e taksave do i qëndrohet parimit që kush fiton më pak do të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do paguajë më tepër. Sipas tij, taksa e sheshtë 10% nuk i përmbush qëllimet e kësaj qeverie. “Dua vetëm të nënvizoj se qysh në krye të herës ne kemi qenë shumë të qartë me partnerët tanë se do i qëndrojmë deri në fund parimit tonë themelor kush fiton më pak do paguajë më pak dhe për 95% të njerëzve do të ketë ulje taksash. Në ndryshimet në sistemin e taksimit Kryeministri Rama premtoi se do të sigurohet mjedisi që të paguhet vetëm ajo që shkruhet dhe ajo që nuk shkruhet në letër. Sipas tij, kjo do të bëjë plotësisht të mundur që sipërmarrja të zhvillohet dhe investimet e huaja të shtohen. Ai theksoi se, bizneseve para se t’u merren taksat do u paguhen të gjitha borxhet që u ka qeveria. Në fund të fjalës së tij Rama premtoi se do i hiqet taksa biznesit të vogël. “Do i qëndrojmë edhe një zotimi tjetër për të hequr ankthin e të vetëpunësuarve. Do heqim taksën e biznesit të vogël. Do rrisim në mënyrë të arsyeshme tatim fitimin mbi kompanitë dhe do ulim tatim fitimin mbi biznesin vogël sepse duam të stimulojmë sa më shumë punësimin”,- u shpreh Kryeministri.