Rama: Do transformojmë Qytet Studentin, është kthyer në një fjetore të degraduar

454
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë paradite në prezantimin e konkursit ndërkombëtar për masterplanin e Qytetit Studenti. Në këtë prezantim do të shpalosin programin e tyre 8 skuadra ndërkombëtare. Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se do të transferojmë Qytetin Studenti, të degraduar prej vitesh. Ndërsa, është ndalur edhe tek shërbimi urban, duke theksuar se do të rilindë këtë shërbim. 
“Projekti për të ndërhyrë dhe ristrukturuar Qytetin Studenti është një hap i rëndësishëm i rilindjes urbane në Tiranë. Qyteti Studenti është kthyer në një pijetore e degraduar e lënë në harresë përgjatë 20 viteve të fundit të demorkacisë, edhe pse demokracia është konceptuar pikërisht nga kjo hapësirë. Projekti do t’i ofrojë studentëve më shumë gjelbërim, më shumë hapësira dhe më shumë mundësi për të zhvilluar jetën e tyre studentore me qëllim që këta studentë të japin më të mirën e tyre gjatë viteve shkollore. Qyteti Studenti ka pësuar një degradim spektakolar ndër vite, por ai ka një potencial të madh për të qenë një kampus i mirëfilltë. Ky është një tjetër projekt që qeveria ka çelur për të vijuar me Rilindjen Urbane”, deklaroi Rama.
Sipas tij, do të jenë 8 skuadra Ndërkombëtare që do të prezantojnë projektet e tyre. “Ky ristrukturim do të jetë rrënjësor dhe për këtë janë ftuar 8 skuadra ndërkombëtare, të cilat do të shpalosin projektet e tyre për ti rikthyer jetën një hapësire të humbur tashmë. Është koha për ta rikonceptuar të gjithë kampusin edhe nga pikëmpamja e logjikës financiare dhe për të garantuar një nivel dinjitoz shërbimi por dhe cilësie komunitare” u shpreh Rama.
Kreu i ekzekutivit në fjalën e tij njoftoi dhe çeljen e konkurseve të tjera për projekte të tjera në vazhdim. Kryeministri Rama tha se do të bëhet një konkurs për Teatrin e Operas dhe Baletit, për Teatrin e Dramës, Godinën e lidhjes së Shkrimtarëve, po ashtu në plan është dhe një projekt për komunitet fetare…etj. “Konkursi i Parkut të Besimit që ka në qendër piramidën dhe të gjitha hapësirat gjelbëra ku syynojmë të krijojmë një imazh të prekshëm të harmonisë fetare të vendit tonë ku janë të përfshirë dhe të gjithë ata që nuk besojnë. Ky park do të sjellë të gjitha lule, bimët e pemët që janë të përmendura në librat e shenjtë të besimeve.
Më pas konkursi për rindërtimin e TKOB që nuk është ndërhyrë prej disa vitesh. Konkursi për sallën e re të Teatrit të dramës. Konkurs shumë të posaçëm për rikonceptimin e funksionimit të godinave që për 20 vjet qëndrojnë në kushtet e kërcënimit dhe degradimit të vazhdueshëm, duke nisur nga ish- Vila e Enver Hoxhës, Muzeu Historik, Shtëpia e Shkrimtarëve. Kemi dëshirën tua japim qytetarëVe si hapësira me një përdorim shumë më të madh publik”, nënvizoi Kryeministri Rama, që në fund të fjalës i tij i la hapësirë 8 skuadrave ndërkombëtare për të prezantuar projektet e tyre.
Sigal