Rama: “Do t’i kthejmë dinjitetin shkollës”

50

Kryetari i PS-së, nga qyteti i Vlorës ka premtuar se: “Do rindërtojmë Policinë e Shtetit”

Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar  dje qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot Policia e Shtetit është e rrënuar dhe nuk i shërben më qytetarëve. Në një “kënd fjale” me ish-ushtarakët në Vlorë, Rama ka theksuar se, siguria për jetën është më kritike se kurrë, ndërsa ka premtuar se gjithçka që premtohet në programin e rilindjes do të bëhet realitet. ” Policia e shtetit është rrënuar dhe vrasjet janë rritur me katër herë. Grabitjet me dhunë të individit dhe pronës janë rritur ndjeshëm. Ata e kanë shumë të lehtë të premtojnë gjithçka, por kanë 8 vjet në pushtet dhe e rrënuan vendin. Ne nuk do të mbyllim sytë përballë halleve tuaja, por do të zgjidhim gjithçka duke iu dëgjuar e duke u bërë hallet tuaja, hallet tona” tha ai. Në fjalën e tij, Rama, gjithashtu, premtoi se pas ardhjes në pushtet PS-ja do të bëjë të mundur rindërtimin e policisë së shtetit. “Brenda 300 ditëve të para qeverisëse do t`i japim vendit një polici shteti në krye të detyrës. Do të vijojmë me procesin e rindërtimit të policisë së shtetit i cili do të bazohet  tek profesionalizmi, integriteti dhe eksperienca e këtyre njerëzve”,- tha Rama.

Pronat e ushtrisë të deformuara, në dorën e familjarëve të oborrit

Rama akuzoi, gjithashtu, qeverinë për grabitjen e pronave të ushtrisë duke theksuar nga ato nuk kanë përfituar as ushtarakët dhe as publiku. “Ajo që është bërë me pronat e ushtrisë është e papërfytyrueshme. Nga ato prona të gjithë ju që kontribuuat në vite nuk merrni asgjë, as publiku, ato prona iu transferohen oborrtarëve dhe familjarëve të Saliut, duke u kthyer në pronarë tokash pafund. Do bëjmë transparencë për aktet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne do bëjmë transparencë të plotë në lidhje me deformimet dhe korrupsioni i pronave”,- tha Rama. Kreu i PS-së theksoi, gjithashtu, se ushtria sot drejtohet nga një ministër i paaftë dhe karagjoz, që është vënë në funksion të fushatës. “Ushtria është kthyer në një garnizon privat për të marrë vota. Ne synojmë të ripërtërihet ajo trupë e madhe që duhet të jetë krenaria jonë, garancia jonë”,- tha Rama.

Stërnipi i Ismail Qemalit: Rizgjohuni, prej sot fillon pavarësia!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Vlorës. Në këtë bashkëbisedim ishte i pranishëm edhe stërnipi i Ismail Qemalit, profesor në universitetin e Barit i cili ka ftuar shqiptarët të rizgjohen dhe ta kuptojnë sa më drejt demokracinë. “Që sot fillon pavarësia e dytë, demokraci nuk do të thotë të votosh e të bësh një x, ajo është respekt si ndaj fshatarit dhe miliarderit”,- tha ai.

Rama: Do t`i kthejmë shkollës dinjitetin e munguar

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë për situatën me të cilën sipas tij është katandisur arsimi ndërsa ka premtuar se Partia Socialiste pas 23 Qershorit do t’i kthejë shkollës dinjitetin e munguar. Sipas Ramës me ardhjen e socialistëve në pushtet punësimet do të bëhen sipas meritës e jo sipas angazhimit në partitë politike. ” Është katastrofë ta bësh universitetin si një magazinë gjigande ëndrrash që kalben aty dhe nuk prodhojnë asgjë. Në emër të lirisë së universiteteve, ato nuk duhet të mbingarkohen, të vlerësojnë me meritën, të rritet cilësia, ti fusim në proces akreditimi, nuk jemi kundër universiteteve private, por duhet të plotësojnë standarde.  Universiteti duhet të ketë autonomi për të vendosur, Nuk mund ti thuhet hap dyert dhe prit dyndjet, është bërë universiteti si porti i Barit ku mësynin dikur shqiptarët”,- tha Rama. Gjithashtu, Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh se varfëria është një mbështetje shumë e fortë për diktaturën, ndërsa vuri në dukje se zonat që votojnë masivisht PD-në rezultojnë të jenë edhe më të varfrat. “Varfëria dhe injoranca janë këmbët mbi të cilat ngrihen diktaturat dhe gjysmëdiktaturat. Për qeverisjet me natyrë autoritare varfëria është një mbështetje shumë e fortë, varfëria nuk është aleat i opozitës, është baza mbi të cilën mbështetet dhe ushqehet autoritarizmi. Aty ku PD merr vota ka më shumë varfëri, papunësi dhe izolim. Unë jam i bindur se Shqipëria ka një avantazh, është në mes të Europës shqiptarët janë të shëtitur, emigracioni një nga fuqitë më të rëndësishme jo vetëm për mbijetesë por edhe për emancipim shoqëror. Çfarëdo deformimi të ketë, jam i bindur se zgjedhjet e 23 Qershorit do jenë shprehja e vullnetit të shumicës dhe shumica do votojë për rilindjen”, -tha Rama.

ILIR META: ERA E FITORES PO FRYN NGA KUKËSI NË SARANDË

Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qindra banorë të Njësisë nr. 2  në kryeqytet. Në fjalën e tij z. Meta u shpreh se fitorja, jo vetëm në Njësinë nr.2 dhe në të gjithë kryeqytetin, por edhe në të gjithë Shqipërinë, është e padiskutueshme.  Meta tha se, LSI-ja është një forcë e hapur, është një forcë e komunitetit, është një forcë e njerëzve të thjeshtë, është një forcë e njerëzve që kanë ide, që kanë projekte për të çuar vendin përpara dhe njëkohësisht mbi të gjitha për të ecur më shpejt”. Kjo është më e rëndësishme. Ne kemi një LSI tepër aktive dhe të fuqishme në Njësinë nr. 2, e cila e tregoi veten edhe në zgjedhjet vendore, kur ne fituam edhe kryetarin e Minibashkisë, që është shoku jonë Elez Gjoza, por edhe shumë këshilltarë. Era e fitores fryn në të gjithë Shqipërinë, nga Kukësi në Sarandë, por fitoren më të rëndësishëm, më të çmuar dhe më të madhe për LSI-në do ta arrijmë në kryeqytet dhe në të gjithë Qarkun e Tiranës”, u shpreh Ilir Meta. Sipas z. Meta, LSI ka në listën e saj të Qarkut të Tiranës, 4 ndër 7 kandidatët e parë i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim sepse: “Ne jemi forcë që kujdesemi për të rinjtë, që investojmë për të rinjtë, që i vëmë në lëvizje energjitë dhe idetë e tyre. Me të rinjtë mund të ecim të gjithë së bashku më shpejt përpara”. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se, qytetarët e Tiranës do të votojnë LSI-në më 23 Qershor pasi është një forcë politike, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në integrimin e vendit. Meta tha se, LSI, në mënyrën më të qartë, ka një vizion konkret për ristrukturimin e ekonomisë, për të garantuar një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila synon stimulimin e rritjes së prodhimit të vend, uljen e importeve, rritjen e eksporteve për të pasur një ekonomi të qëndrueshme, e cila konkurron, e cila garanton vende të reja pune të qëndrueshme dhe afatgjata. Dukë përfunduar fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se, LSI është një forcë që kujdeset për njerëzit dhe për fatet europiane të vendit.

MBËRRIN NË TIRANË ISH-SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES, DONALD RUMSFELD

Vizita e tij në Tiranë zhvillohet në një moment kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ish- shefi i Pentagonit, Rumsfeld ka qenë për herë të parë për vizitë zyrtare në Shqipëri në 10 Qershor të vitit 2003 ndërsa vizitën e tij të dytë në Tiranë e zhvilloi në 26 shtator të 2006-s. Gjatë vizitës në Tiranë, Rumsfeld do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit ndërsa do të dekorohet edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Vizita e organizuar nga Fatmir Mediu Fillon me një ceremoni dekorimi në Presidencë. Më pas do të zhvillohet një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj së bashku me kryeministrin Sali Berisha dhe Mediun. Do të zhvillohet gjithashtu dhe ceremonia e promovimit të librit të Donald Rumsfeld, të botuar në gjuhën shqipe. Donald Rumsfeld ka shërbyer në administratat e presidentëve Nixon, Ford, Regan, dhe George Vv. Bush. Pas sulmeve të 11 shtator 2001, Rumsfeld mbikëqyri sulmin e udhëhequr nga SHBA-të në Afganistan, që rezultoi në përmbysjes së talebanëve. Regjimi irakian i Sadam Huseinit u përmbys gjithashtu dhe ai fillimisht fitoi lëvdata për trajtimin e tij të luftës, por dha dorëheqjen në vitin 2006 pas shumë kritikave. Donald Rumsfeld është lindur 9 korrik 1932 në Çikago, Illinois, SHBA. Donald Rumsfeld ka shërbyer si sekretar i mbrojtjes në administratën republikane e Presidentëve Gerald R. Ford dhe George W. Bush. Rumsfeld ka studiuar në Universitetin Princeton (AB 1954), pastaj shërbeu në Marinës amerikane. Ai shërbeu tre mandate në Dhomën e Përfaqësuesve (1962-9), pastaj u bashkua me administratën Nixon si një asistent president (1969-1972). Ai ishte shefi i shtabit nën Gerald Ford (1974-5), i cili gjithashtu emëroi atë Sekretari i Mbrojtjes (1975-7). Ai pastaj u bë presidenti dhe shefi ekzekutiv oficer për firmë farmaceutike Searle GD & CO (1977? 85), mbajti poste në korporatat e ndryshme të biznesit, dhe për një kohë ishte ambasador i posaçëm Ronald Reganit në Lindjen e Mesme (1983-4). Ai u dha Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1977. Emërohet Sekretari i Mbrojtjes (2001) nga George W. Bush, ai ishte përgjegjës për fushatën amerikane gjatë luftës në Irak (2003). Pas 11 shtatorit 2001, Rumsfeld mbikëqyri sulmin e udhëhequr nga SHBA në Afganistan, që rezultoi në përmbysjes së talebanëve. Regjimi irakian i Sadam Huseinit u përmbys gjithashtu, dhe ai fillimisht fitoi lëvdata për trajtimin e tij të luftës. Megjithatë, siç luftimet vazhduan, disa e akuzoi atë për vendosjen e një numër të pamjaftueshëm të trupave. Ai dha dorëheqjen si sekretar i mbrojtjes më 7 nëntor, 2006 me shumë kritika nga publiku dhe madje edhe nga brenda partisë së vet për trajtimin e tij të luftës në Irak. Rumsfeld u zëvendësua nga Robert M. Gates në dhjetor 2006.