Rama: Do ta votojmë dekriminalizimin, nuk pranojmë shpifjet e SHQUP-it

478
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare tha se nuk është aspak surpizë qe qeveria vjen me një variant të sajin pasi e kishte paralajmëruar më herët. Kryeministri Rama tha se mazhoranca është e hapur që të bashkëpunojë opozitën, por brenda kornizave të përcaktuara. Kreu i qeverisë tha se komisioni bëri vetëm propagandë, por nuk i pranojnë shpikjet e SHQUP-it. Ndër të tjera Rama tha se janë konsultuar me ekspertët italiane per ligjin. “Komisioni ka prodhuar vetëm propagandë. Nuk e kam pritur që ju të pranoni një produkt të përbashkët. Ju praqisni draftet e Partisë Demokratike dhe jo të komisinit. E drejta juaj. Ku është problemi? Ka një draft të PD, ka një nisëm të qeverisë, mund të ballafaqohen dokumentet. Jemi të gatshëm t’iu dëgjojmë, jemi të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo gjë që është brenda kornizës së paracaktuar. Por jo shpikje SHQUPI, harrojeni që mund të pranohen nga ne. Ky parlament sa të jemi ne këtu shqup nuk bëhet. Korniza nuk lëviz, nuk e bëjmë vedin qesharak dhe veten tonë lolo”, tha Rama.
Sigal