Rama: Ditë e shënuar për vendin tonë vizita dypalëshe e Merkel

431
Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Facebook dhe Tëitter ka komentuar lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë sot në Tiranë, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Rama e ka cilësuar këtë ditë si të shënuar për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. “Ditë e shënuar për vendin tonë vizita e parë dypalëshe e një kancelari të Gjermanisë në Shqipëri! Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”, shkruan Rama.
Kancelarja Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza të mërkurën rreth orës 13:50, ndërsa shkallët e Kryeministrisë, ku do t’i rezervohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë, është në orën 14:15, për të vijuar një takim kokë më kokë 15 minutësh me kryeministrin Edi Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delagacioneve që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.
Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.
Sigal