Rama dhe Vuçiç në takimin e sigurisë në Beograd, vizitë dy ditore

366
Sigal

Gazeta Telegraf/

Dy krerët e qeverive marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, si dhe
stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu
përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Forumi do të paraprihet
nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11:00  në Pallatin presidencial “Serbia”.

Kreu i qeverisë
shqiptare Edi Rama, mësohet se ka udhëtuar drejt Beogradit të mërkurën pasdite.

Ndërkohë që delegacioni
kosovar anuloi pjesëmarrjen për shkak të tensionit mes Prishtinës e Beogradit
mbi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës dhe përplasjen për
minierën e trepcës.

Kryetari i Lëvizjes
Vetëvendosje, Visar Ymeri, madje i kërkoi edhe kryeministrit shqiptarë që të
anulonte pjesëmarrjen në forumin e beogradit.

Kreu i qeverisë
shqiptare, veç pjesëmarrjes në forumin për sigurinë, mësohet se do të zhvillojë
në Beograd një takim me përfaqësuesit e 
komunave shqiptare në Serbi, dhe do të prezantojë përkthimin në serbisht
të librit “Kurban”.

Forumi mbi Sigurinë
në Beograd me moton “Demokracia përballe krizës e trendeve botërore“, dhe
synon  të shqyrtojë sfidat me të cilat po
përballen Evropa dhe rajoni i ballkanit, si kriza e migrantëve, Brexit,
zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë