Rama dhe Berisha i tregojnë burgun njëri tjetrit

472
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar sot në Kuvend duke i përmendur njëri tjetrin burgun, pa lënë edhe batutat. Sipas Ramës, refoma vazhdon dhe nuk dihet se ku do të jetë dëshmitar në të ardhmen Berisha. Ky i fundit tha se Rama shumë shpejt do të përfundojë aty ku e ka vendin.

Rama: Sali kam tre vjet që jam këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, si dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tëndë të parë, që mos ti kapte gjykata në kundërthënie. Mirë ke bërë që je përgatitur me shkrim, se tani që reforma vazhdon nuk i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen.

Berisha: I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin se Rama pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë dhe tu thotë atyre po të emëroj kryetar të SPAK. Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi aty ku do përfundosh dhe ti shumë shpejt.