Rama dhe Basha takohen sot për reformën në drejtësi

509
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha priten që të takohen në orën 17:00 tek Pallati i Kongreseve. Mësohet se ata do të flasin për reformën në drejtësi dhe zgjedhjet. Ndërkohë, janë përgatitur kabinetet kryesore të dy npartive politike. Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare. Sipas informacioneve, Rama do të jetë bashkë me kreun e Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.
Sigal