Rama: Deputetë të PS në gjyq për rrahje, po asnjë i dënuar për vrasjet në bulevard

411
Sigal

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë për të çuar në gjyq dy deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që kanë goditur me grushte dhe shuplakë, deputetin demokrat Gent Strazimiri në Kuvend. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se, nuk do ta ndalojnë Prokurorinë të bëjë detyrën pasi pikërisht ky është ndryshimi i kësaj qeverie me atë të mëparshmen, por, ai vë në dukje se është pikërisht kjo Prokurori që po çon në gjyq dy deputetët e maxhorancës “për skuqjen e pjesëve lakuriqe të kokës”,  ndërkohë që nuk ka bërë asgjë në vite ndërsa në Kuvend edhe janë zbrazuar armë dhe ku për shkak të detyrës, janë vrarë njerëz në mes të bulevardit. Këtë lëvizje të Prokurorisë, Rama e konsideron si të paparë dhe në “përpjesëtim goxha të zhdrejtë me vendnumëro-në e organit të akuzës mbi një sërë çështjesh të mëdha penale.” Ky qëndrim i Kryeministrit vjen pas një ditë pas vendimit të Prokurorisë për dy deputetët e PS-së si dhe publikimit nga mediat të videos ku shfaqej sulmi ndaj demokratit Strazimir nga dy deputetët e majtë. Arsyeja e sherrit ishte një akuzë në sallën e Kuvendit nga ana e Strazimirit në Kuvend, për praninë në radhët e deputetëve socialistë, të një ish-të dënuari në Itali për prostitucion.